Shqiptarët paguan 100 milionë euro për të siguruar makinat gjatë vitit 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu i sigurimeve ka shënuar këtë vit një rritje të dukshme, në thelb të të cilit ka qenë performanca e mirë e segmentit të automjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Produkti MTPL e brendshme, për periudhën janar-shtator 2023, pati një rritje prej 8.41% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.

Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.61% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E shprehur në volum arkëtimesh nga kompanitë, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-shtator 2023 arritën rreth 10,2 miliardë lekë, apo afërisht 100 milionë euro, ose 7.19% më shumë se në muajin janar-shtator 2022.

Rritje të dukshme në 2023 kanë shënuar edhe dëmshpërblimet e paguara nga kompanitë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga aksidentet.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-shtator 2023 kapën vlerën 3,5 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 7.77% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sa i takon gjithë tregut të sigurimeve në tërësi, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-shtator 2023 kapën vlerën 17 miliardë lekë, ose 9.85% më shumë se në janar-shtator 2022.

Gjatë muajit janar-shtator 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,093,347 me një rritje prej 11.41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.91% dhe risigurimi 0.07 %.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.07% të totalit të tregut./    S.M

Të fundit

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Lajme të tjera

Web TV