Stuhia ‘Ciaran’ lë në situatë kritike Italinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Intensiteti i stuhisë Ciaran tanimë ka rënë, por dëmet janë të konsiderueshme në shumë vende europiane duke shkaktuar në total 14 viktima.
Për të disatën herë brenda këtij viti Italia përballet me përmbytje katastrofike të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Reshjet e fuqishme vijuan edhe përgjatë natës, duke shkaktuar rrëshqitje dherash në disa rajone në veri të vendit.

Rreth 200 mm shi ranë gjatë natës nga qyteti bregdetar i Livornos në luginën e brendshme të Mugello, sipas autoriteteve italiane, duke shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati.

Situata mbetet më kritike në Toskanë, ku uji ka marrë përpara çdo gjë ndërsa bilanci i viktimave nga Ciaran ka arritur në 6.

Uji pushtoi rrugë, shtëpi, përmbyti spitale, fabrika, qendra tregtare në Pratos, Pistoias dhe Pizës, si dhe në Campi Bisenzio.

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajon . Dëme kanë ndodhur edhe në Veneto, ku ka një zjarrfikës të zhdukur.

Mbi 20 mijë persona vijojnë të jenë pa energji elektrike. Banorët të bllokuar në shtëpinë e tyre u transportuan me varka nga ekipet e emergjencave.

Me një fshesë në dorë, Vincenzo Loreto përveshi mëngët për të larguar  baltën dhe ujin nga kati përdhe i ndërtesës ku ai jeton, pasi qyteti i tij në Toskanë u përmbyt nga stuhia Ciaran.

Vicenzo Loreto: Vetëm ujë dhe baltë. Ne jemi përmbytur çdo vit, kështu që faji i kujt është? Askush nuk e di.

Fqinji i tij, 23-vjeçari Bylent Islamaj, një shqiptar që jeton në Toskanë që nga viti 2017, kujton momentin sesi rrjedhja e fuqishme e ujit mori përpara çdo gjë ndërsa po përgatiteshin për të ngrënë darkë.

Bylent Islamaj: Ishim këtu për të ngrënë darkë dhe pamë ujin jashtë, doli nga ajo derë atje dhe filloi të hynte ngadalë në të gjithë shtëpinë tonë pasi rrjedhja e ujit ishte aq shumë e fuqishme. Gjithçka është shkatërruar.

Rreth 190 persona në rajonin qendror italian të Toskanës janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre, duke përfshirë 150 që jetojnë në Campi Bisenzio. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi ndarjen e një fondi prej pesë milionë euro për përmbytjet.

Lexo edhe :  Albania Post: Kujdes SMS-të e hakerëve që vjedhin të dhëna personale

Ndërkaq stuhia Ciaran ka krijuar probleme edhe në vende të tjera europiane. Rreth 40 paralajmërime për përmbytje mbeten në fuqi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Gati 150,000 shtëpi kanë mbetur pa energji pasi stuhia shkaktoi përmbytje dhe dëme të mëdha.

Asnjë vdekje deri më tani nuk është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar. Shkollat, linjat ajrore, si dhe shërbimet portuale dhe hekurudhore ende vijojnë të mbyllura . Ciaran la të paktën shtatë njerëz të vdekur në Francë, ndërsa përfshiu Spanjën, Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë si dhe Malin e Zi. Stuhia shkatërroi shtëpitë, shkaktoi kaos në udhëtime dhe ndërpreu energjinë për një numër të madh njerëzish.

Paralajmërimi i motit të keq vazhdon të paktën deri në fund të fundjavës. Autoritetet në Greqi gjithashtu kanë paralajmëruar për përmbytje edhe në perëndim të vendit.  Makthi i stuhisë Ciaran mund të përfundojë te henen /O.S

 

 

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV