8 ushqime të shëndetshme që përmirësojnë humorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur përjetojmë një gjendje të rënduar mendore dhe shpirtërore, ne shpesh drejtohemi te ushqimi si një mënyrë për t’u ndjerë më mirë.

Por gjendja shpirtërore dhe mendore mund të ndikohet nga një sërë faktorësh, si stresi, mjedisi, gjumi, çrregullimet e humorit, por edhe mangësitë në ushqim.

Prandaj është me rëndësi të konsumohen ushqime të shëndetshme që përmirësojnë gjendjen shpirtërore, si:

Peshku – acidet yndyrore omega-3 janë një grup yndyrnash thelbësore, të cilat duhet të merren patjetër, pasi trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Peshqit e pasur me omega-3, si salmoni për shembull, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit dhe studiohen për uljen e nivelit të depresionit.

Çokollata e zezë – çokollatat me qumësht mund të përmbajnë përbërës të shtuar si sheqer dhe yndyrë, prandaj është më mirë të zgjidhni çokollatën e zezë, e cila përmban më pak sheqer të shtuar dhe përmes shijes, cilësisë dhe aromës ndikon te përmirësimi i humorit.

Ushqime të fermentuara – (kos, turshi) përmirësojnë shëndetin dhe gjendjen e aparatit tretës, pasi ndikojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrët tuaja dhe mund të rrisin nivelit e serotoninës.

Bananet – janë të pasura me vitaminë B6, që ndihmon në sintetizimin e dopaminës dhe serotoninës, të cilat ndikojnë në përmirësimin e humorit.

Tërshëra – është një burim i shkëlqyeshëm fibrash. Konsumi në mëngjes siguron humor të mirë dhe energji.

Frutat e pyllit – janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në menaxhimin e depresionit dhe çrregullimet e tjera të humorit.

Kafeja – është pija më e njohur sot në botë, që duket se e bën botën më të lumtur. Kafeina parandalon lodhjen dhe rrit përqëndrimin. Për më tepër, ndikon çlirimin e neurotransmetuesve që nxisin humorin, si dopamina dhe norepinefrina.

Lexo edhe :  Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Fasule dhe thjerrëza – përveçse janë të pasura me fibra dhe proteina me bazë bimore, janë plot me lëndë ushqyese. Ato janë burim i shkëlqyer vitaminave B, të cilat përmirësojnë gjendjen shpirtërore./I.S

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV