A u largua stuhia “Ciarian”? Meteorologu zbulon do të ndodhë më motin në orët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meterologu Akil Osmani thotë se stuhia “Cirian” që përfshiu vendin është në degradim të plotë të saj.

Në një intervistë Osmani u shpreh se reshjet e shiut do të vazhdojnë në sasi të pakta

“Në fakt, për fat të mirë kemi përmirësim të kushteve të motit, kemi pasur reshje në pjesë të mirë të territorit, dukë përfshirë zonat jugore, zonat qendrore, por në zonat verriore kemi reshje herë pas herë, por në sasira të pakta.

Pjesa e dytë e ditës, presim që të zhvillohen vranësira duke bërë që t’i kemi sërish prezente reshjet e shiut në vendin tonë, por do të jenë në sasira shumë më të pakta se ato të cilat ne kemi përjetuar deri tani.

Presim përmirësim të kushteve të motit në fillim të javës, duke bërë që të kemi ndërprerje të reshjeve në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.

Do doja të shtoja parametrin e erës. Ditën e sotme, pritet të jetë problematik, pasi herë pas herë do të shkojë në det të hapur edhe mbi 60-70 km/h, herë pas herë era do të bëhet e fortë edhe në tokë.

Stuhia “Cirian” është në degradim të saj, të plotë, pasi celula që do të prekë territorin shqiptar në orët e pasdites dhe mbrëmjes, pritet të sjellë reshje të cilat do të jenë në sasira të pakta”, theksoi ai./   S.M

Të fundit

Drejtoria e Mbrojtjes jep alarmin: Këto 3 ditë priten temperatura ekstreme, bëni kujdes!

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes tre ditët...

Ditri Ekart dhe rrënjët ezoterike të Nazizmit: Hitler në shërbim të një vizioni okult

Përgatiti: Leonard Veizi Autori amerikan Xhimi Marrs, në veprat e tij që eksplorojnë lidhjet mes politikës dhe sekreteve okulte, e për më tej në vëllimim...

Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Ja fotoja që ndezi dyshimet

Këngëtarja, e cila u bë nënë së fundmi, duket në formë dhe e buzëqeshur, ndërsa postimi ka ngjallur aludime se ajo mund të jetë...

E vërteta e videos që u bë virale në “Tik Tok”

Mediat sociale, veçanërisht Tik Tok, kanë publikuar masivisht këtë fundjavë pamjet e një ngjarje të pabesueshme ku shihet sesi një delfinë vret trajneren e...

Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

Një nga gazetarët më të njohur të rrjetit Al Jazeera, Anas Al Sharif, është vrarë së bashku me katër kolegë të tjerë në një...

Lajme të tjera

Web TV