Atë që Vulin e bëri “për Serbinë”, Sali Berisha nuk e bën dot për partinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Aleksandër Vulin, shefi i Shërbimit Sekret të Serbisë, dha dorëheqjen nga posti më i rëndësishëm, siç vazhdon të konsiderohet ende në Serbi Shërbimi Sekret, pasi tre muaj më parë ai u shpall “non grata” nga SHBA.

Në arsyetimin e dorëheqjes ai lë të kuptojë se nuk dëshiron ta dëmtojë më tej shtetin serb me sanksione, nëse qëndronte në atë detyre, pas sanksioneve të SHBA.

Aleksndër Vulin është një figurë e errët e politikës serbe, një fanatik i politikës nacionaliste tyë Milosheviqit, i cili mendohet se qëndron dhe pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë në Kosovën Veriore.

Por ai nga ana tjetër është një figurë popullore mes nacionalistëve serbë dhe radikalëve që kërkojnë të rimarrin Kosovën dhe Bosnjën, për të bërë një shtet serb unitar.

Aleksandër Vuçiq e ka përdorur atë pa mëshirë në gjithë taktikat e tij, herë pro ruse e herë pro evropiane, por më në fund u detyra ta dorëzojë.

Dhe ky është një rast që turpëron Sali Berishën. Atë që Vulin e bëri “për Serbinë”, Sali Berisha nuk e bën dot për partinë.

Edhe pse ai u sanksionua njësoj si Vulin nga Departamenti i Shtetit për korrupsion madhor dhe minim të demokracise, ai jo vetëm që nuk u largua, por e ktheu betejën me SHBA në një betejë personale për të rimarrë pushtetin në krye të PD, derisa për dy vite e katandisi PD, në një çetë të shpartalluar në disa grupe, me disa kryetarë, disa vula dhe vet është aktualisht një vulëhumbur i madh, të cilit nesër në orën 10:00 i duhet të paraqitet në SPAK.

Në ndryshim nga Vulin, i cili është politikan në një vend anti-amerikan, ku ndëshkimet nga SHBA të bëjnë hero, Sali Berisha është politikan në një vend pro-amerikan, ku ndëshkimet nga SHBA janë një mesazh i rëndë për izolim dhe dalje nga politika.

Lexo edhe :  Për vetëm 10 mijë votues pa dokumenta, ndër 1.75 milionë që do të votojnë…

Për këtë arsye dëmi që Berisha bën duke rezistuar të qëndrojë në politikë si “non grata” duke patur keqkuptimin që do të mbrojë familjen e tij të korruptuar, është dyfish më i rëndë se i Vulinit, pasi Berisha po qëndron në politikë për të formësuar frontin anti-amerikan në Shqipëri, ndërsa Vulin u largua për të shpëtuar shtetin e tij, edhe pse opinioni publik serb është me të dhe kundër SHBA.

Por ai iku se e di që dëmtohet shteti serb nga qëndrimi i tij. Kurse Berisha edhe pse e di që PD si parti e parë pro-perëndimore në Shqipëri dëmtohet përjetësisht nga kthimi në një skalion anti-amerikan, po e bën me vetëdije këtë mision, pa ju dhimbsur as PD, as ish- mbështetësit e tij dhe as shkatërrimi i opozitës në Shqipëri.

Sidomos tani kur “non grata” e SHBA po verifikohet nga sistemi ynë i drejtësisë, duke përfunduar dhëndri në burg, vet me detyrim paraqitje në SPAK dhe djali nën hetim.

Ndërsa Vulin, edhe pse një politikan famëkeq për Perëndimin, është gati të djegë veten për shtetin e tij, ky është gati të djegë partinë, opozitën dhe këdo tjetër, për familjen e tij. Dhe prapë nuk ka për ta shpëtuar./    S.M

Të fundit

Kryeministri i Spanjës uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit

Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar kryetarin e LVV-së Albin Kurti për rezultatin...

Zgjedhjet në Kosovë/ Nesër fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesin e numërimit të votave të kandidatëve...

Kapet në flagrancë me një automatik dhe 3 krehra, arrestohet 17-vjeçari në Vlorë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni i koduar “The Passenger”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur...

Hasani në takimin e Nivelit të Lartë të Grupit ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’ në Romë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Romë. Ministri...

Lider për energjinë e rinovueshme/ Eurostat e rendit Shqipërinë pas Norvegjisë në 2023

Shqipëria ka prodhuar më shumë energji te gjelbër sesa ka konsumuar. Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të dhënave të vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV