“I lutem Zotit të më marrë”/Rrëfimi prekës i 101-vjeçares:Marr vetëm 70 mijë lekë pension

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënë Prena, 101-vjeçarja që jeton në Rubik, tashmë nën kujdesin e 2 punonjësve që ndajnë turnet për ta ndihmuar, shprehet për anën negative të të jetuarit për më shumë se 1 shekull.

Ajo thotë se e ka marrë malli për shtëpinë e saj dhe për vajzat që tashmë që jo vetëm nuk i ka afër, por i ka dhe jo mirë në gjendje shëndetësore, të cilat janë të gjitha në moshë pensioni.

Për emisionin “Real People”, ajo thotë se nuk dëshiron të jetojë më pasi nuk ka asgjë dhe askënd afër. Mes tjerash shtoi se as shteti nuk kujdeser për të, merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra pension, ndërsa djali dhe burri i kanë humbur jetën.

“Kam bërë 101 vjeç tani në Tetor. Kam lindur në Shtrungajë. Nuk kam djalë, burrë as kunatë. Djali e burri më ka vdekur. Shteti nuk është kujdesur për mua. Pension kam 70 mijë lekë. Kujdestaret duan lekë. 10 mijë lekë në ditë. Ku ti marrë. Ishalla më merr Zoti. Nuk kam asgjë dhe askënd.

Nuk jam e knaqur se jam gjallë. S’jam e zonja të mbahem vetë. Të gjithë gocat e kam në pension. Njëra jeton jashtë. Kam 6 vajza, por janë sëmurë.

Njëra është paralizuar, njerëz i ka dalë sëmundja e keqe, njërës i është dëmtuar njëri krahë.  Të gjitha i kam keq”-tha ajo./   S.M

Të fundit

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju...

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Lajme të tjera

Web TV