Drejtuesja e “Tirana School” tregon prapaskenat: Çfarë ndodh në kopshtet e Tiranës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi i dhunimit të 3-vjeçares në një kopsht në Tiranë trondi mbarë opinionin publik.

Elda Rika Chang, drejtuese e kopshtit “Tirana School”  tregoi prapaskenat, çfarë ndodh në kopshtet e Tiranës, që nga procesi i administrimit të tyre, e deri të dhuna psikologjike dhe fizike e edukatoreve ndaj fëmijëve

“Nuk e di nëse është apo jo i licencuar kopshti. Por duhet të kesh një seri dokumentesh. Por në shumë institucione edhe këto dokumente janë formale. Po ta thotë një person që është direkt në kontakt me atë çfarë bëhet nëpër kopshte.

Ka shumë kopshte në Tiranë që duhet të kenë drejtuesen didaktike e cila duhet të ketë njohuri në fushën e zhvillimit të fëmijës, kurrikulën, trajnimin e edukatoreve, marrëdhëniet me prindin, pra për çdo gjë.

Ky person është kukull, në shumë kopshte në Tiranë. Kanë bërë një kontratë formale, është apo jo aty dhe kjo nuk dihet. Mund të vijë sporadisht për të bërë një show, por nuk është personi që menaxhon dhe drejton kopshtin nga dita në ditë. Këtë e bën administratori që nuk e ka haberin fare për zhvillimin e fëmijës dhe çfarë duhet të jetë në gjendje të bëjë edukatorja.

Edukatoret në rastin më të mirë kanë një shkollë të lartë, por në shumë raste nuk dinë nga t’ia fillojnë. Nuk e kuptojnë zhvillimin e fëmijës. Nuk e kuptojnë që ai fëmijë që po qan e ka një hall dhe nuk mund të bësh as vizatim dhe as mësim kur fëmija nuk ndihet mirë emocionalisht. Nuk dinë të vendosin marrëdhënie pozitive me fëmijën.

Nuk dinë të menaxhojnë klasën, të kenë disiplinë në klasë, shajnë e kërcënojnë fëmijët, qëllojnë fëmijët me vizore dhe shpullë. Unë kam parë me sytë e mi si edukatoret i kërcënojnë fëmijët: “Të bëra kështu, të bëra ashtu!”.

Këto gjëra lënë shenja në trurin e fëmijës. Ne shohim në grafi thyerjen e kockës, por nuk shohim shenjat e tmerrshme që lë kjo dhunë psikologjike në trurin e fëmijës.

Kemi të bëjmë me një rritje të kortizolit, hormonit të stresit dhe është si ta fusësh trurin e fëmijës në një banjë helmi. Kjo ndodh edhe në familje nga nënat.”, u shpreh zonja Rika Chang/   S.M

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV