Marrëveshja për refugjatët: Në Shqipëri do vijnë vetëm burrat mbi 18-vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama firmosi një ditë më parë një marrëveshje me homologen italiane Giorgia Meloni për ngritjen e një qendre pritjeje për emigrantët, e cila do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit dhe pritet të hapet pranverën e ardhshme.

Qeveria italiane shpjegoi se nuk bëhet fjalë për emigrantët që mbërrijnë në tokën e saj, por për atë kategori që rrezikohet gjatë lundrimit në det dhe shpëtohet nga anijet e ushtrisë apo Guardia di Finanza-s italine.

Po ashtu nga kjo marrëveshje janë të përjashtuar minorenët, gratë shtatzëna dhe subjektet vulnerabël. Mediat italiane dhe një pjesë e opozitës e kanë “kryqëzuar” këtë marrëveshje. “La Repubblica” shkruan se së pari një marrëveshje e tillë duhet të kalojë në parlament dhe së dyti shkel rregullat italiane dhe konventat ndërkombëtare. Më tej shkruhet se në Shqipëri do të vijnë vetëm meshkujt e rritur.

“Në Shqipëri do të dërgohen vetëm meshkuj të rritur. Të gjitha të metat e marrëveshjes për emigrantët me Tiranën. Zbarkim selektiv, refuzime në një vend të tretë, ndalim arbitrar, garanci dhe të drejta të mohuara.

Marrëveshja dypalëshe me Shqipërinë, kudo që ta shikoni, duket se është një monstruozitet ligjor që shkel rregullat italiane dhe konventat ndërkombëtare duke u mbështetur në një lloj ekstraterritorialiteti të paparashikuar nga asnjë ligj. Një marrëveshje, e cila fillimisht duhet të ratifikohet nga parlamenti.

Gratë, të miturit dhe njerëzit e brishtë do të përjashtohen nga dërgimi në Shqipëri. Konventat ndërkombëtare nuk parashikojnë forma të ekstraterritorialitetit”, shkruan “La Repubblica”.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t’i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël./E.T

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV