Shqipëria do goditet pasnesër nga një stuhi e fuqishme, meteorologia ngre alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa qytete.

Sakaq, sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb ka parashikuar gjendjen e motit përgjatë ditës së sotme dhe në vijim. Porja thotë se kjo e mërkurë do karakterizohet nga rrebeshe shiu deri në orët e vona të natës. Ndërsa nesër na pret një ditë pa shi, por më e ftohtë.

“Lajmet nuk janë shumë të mira, parashikohet që deri në 5 të mbasdites zonat veriore dhe qendrore do kenë intensitet reshjesh mesatare e herë pas here të lartë. Do bien mbi 80 mm që është një sasi e lartë duke marrë parasysh kohën afatshkurtër. Pastaj në zonat jugore nga ora 7 e mbrëmjes do ketë probleme qarku i Vlorës apo Gjirokastrës. Parashikohet të kemi një ndërprerje të reshjeve pas orës 10 të natës ku do ketë një dobësim gradual. Pastaj nga ora 24:00 deri në orën 03:00 do kemi rrebeshe shiu dhe stuhi, por që era do jetë e përkohshme. Nesër do ketë një përmirësim të ndjeshëm të motit, ndërsa të Premten do ketë një tjetër stuhi që do godasë brigjet e Shqipërisë. E premtja dhe e shtuna do ketë reshje në gjithë Ballkanin”, tha Porja për Klan News.

“Të paktën deri në datën 20 nëntor do prodhohen stuhi tropikale në Paqësor të cilat do godasin Italinë Jugore e rrjedhimisht edhe Shqipërinë. Të Dielën do ketë një përmirësim të ndjeshëm ndërsa të Hënën sërish reshje”, theksoi sinoptikania.

Zonat që duan më shumë kujdes?

-Shkodra e Lezha në veri-perëndim

– Kruja, Laçi, Tirana dhe Elbasani (Zonat e Shqipërisë së Mesme)

Sipas Porjas, përmbytjet në këto zona janë të pashmangshme.

Lexo edhe :  Rri në shezlong, paguaj sa për apartament me qira, plazhet më të shtrenjta

–A rrezikohet lundrimi në zonat bregdetare?

Parashikohet që problematike të jetë kryesisht dita e sotme, nga ora 11:30 deri në orën 16:00, më pas do ketë qetësi. Sot parametri i erës  nuk do jetë shumë problematik, por do ketë rrebeshe.

–A do ulen temperaturat?

Nesër do jenë temperaturat e ulëta, mëngjesi pa reshje, por i ftohtë.  Të premten do ketë rritje të temperaturave, përplasjet e masave ajrore do sjellin reshje në fundjavë. Problematikë e këtyre ditëve do jenë më shumë reshjet se temperaturat. Nesër s’do ketë reshje dhe do ketë mundësi që të tërhiqen ujërat./e.t

Të fundit

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës...

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e tij këtë verë. Zhegrova pritet...

Lajme të tjera

Web TV