Zbuloni se cilat janë vendet më të mira për punën në distancë, ku pozicionohet Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse punoni në distancë, ky studim mund t’ju ndihmojë të gjeni vendet më të mira se ku të punoni. Global Remote Work Index 2023 klasifikon 108 vende në bazë të asaj që ofrojnë si destinacione për punën në distancë. Shqipëria renditet në vendin e 51. Indeksi mat katër fusha kryesore që përcaktojnë cilësinë e punës në distancë: siguria kibernetike, ekonomia, infrastruktura dhe siguria sociale – duke përfshirë edhe sigurinë nga kriminaliteti dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Global Remote Work Index 2023, i publikuar nga organizata e sigurisë NordLayer, bazohet në të dhëna nga burime të besueshme dhe të njohura, si Kombet e Bashkuara dhe World Economic Forum.

Europa kryeson në punën në distancë

Vendet e Europës së Veriut kryesojnë në Global Remote Work Index 2023. Dhjetë vendet e para të klasifikimit janë: Danimarka, Holanda, Gjermania, Spanja, Suedia, Portugalia, Estonia, Lituania, Irlanda dhe Sllovakia.

Sipas autorëve, vendet europiane përfaqësojnë pjesën më të madhe të 50% të indeksit global të punës në distancë.

Tre vendet e para në Indeksin global të punës në distancë për vitin 2023 Pikat e forta të Danimarkës për punonjësit në distancë janë cilësia e internetit, përfshirja sociale dhe sistemi shëndetësor. Në Holandë, stabiliteti ekonomik është një tjetër avantazh për punën në distancë. Kjo vjen, kryesisht, për shkak të “tërheqjes si destinacion turistik dhe përdorimit të gjerë të anglishtes” – thonë autorët.

Gjermania ofron një ekuilibër të mirë mes kostos dhe cilësisë së jetesës, ku shërbimi i internetit ka çmimin më ekonomik në botë – sipas Global Remote Work Index 2023. Vendet më të mira për punën në distancë në bazë të kritereve

Lexo edhe :  Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Sllovakia kryeson në klasifikimin e 10 vendeve më të mira për punën në distancë për sigurinë kibernetike. Ky kriter përfshin mundësinë për t’iu përgjigjur kërcënimeve dixhitale dhe nivelin e legjislacionit të sigurisë kibernetike. Në Global Remote Work Index 2023, Mbretëria e Bashkuar renditet e para për sigurinë ekonomike. Kjo kategori përfshin koston e jetesës, aksesin në sistemin shëndetësor, lehtësinë e komunikimit dhe mundësitë e larmishme për t’u argëtuar.

Singapori është vendi më i mirë për infrastrukturat dixhitale dhe fizike, me një shërbim interneti të qëndrueshëm, të shpejtë dhe gjerësisht i disponueshëm dhe infrastruktura të sigurta, si rrugët. Zvicra kryeson në Indeksin 2023 për sigurinë sociale, i cili merr në konsideratë sigurinë fizike dhe mbrojtjen e punonjësve në distancë./E.T

Zbuloni se cilat janë vendet më të mira për punën

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV