Merrni masat/ Nga sot deri ditën e shtunë priten rreshje të dendura shiu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinoptikanët: Do të ketë ulje të temperaturave, më shumë probleme në Shkodër dhe Lezhë

Reshjet intensive të shiut pritet të sjellin problematika në disa qarqe të vendit. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve përqendrimi më i madh i reshjeve do të jetë të Premten dhe të Shtunën.

“Intervalet më të gjata me reshje ku herë pas here do të jenë intensive do të jenë Veriperëndimi dhe Qendra. Shkodra do të jetë një ndër qarqet më problematike për gjatë gjithë ditës së sotme. Do të marrë dhe një sasi të konsiderueshme Lezha, Kruja, Tirana, pra e gjithë zona e Qendrës.

Edhe pse në pjesën e dytë të ditës spostohet ky sistem edhe në Jug. Jugu do të ketë një interval kohor më të shkurtër duke krahasuar me Veriun dhe Qendrën. Duke theksuar problemet në zonat e përmbytyra të Ultërsirës Perëndimore dhe zonat veriore, veri-perëndimore dhe në zonat qendrore ku reshjet kanë rënë edhe gjatë episodeve të shkuara.”

Edhe temperaturat do të ulen ndjeshëm, sidomos ditën e Diel.

“Bien ndjeshëm temperaturat duke shfaqur reshjet e dëborës në majat e maleve në Shqipëri dhe në disa zona të Kosovës. Dita e Dielë që do të theksojë pak relativisht atë të ftohtin, duke qenë së do të shfaqen dëbora në majën e maleve.”

Sinoptikanët parashikojnë se reshjet do të jenë prezente edhe ditën e diel, por në sasi më të pakta, ndërkohë që fillimi i javës që vjen pritet një përmirësim i kushteve të motit. /O.S

 

 

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV