Projektbuxheti/ Ja kategoritë do të përfitojnë rritje pagash vitin e ardhshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 36 mijë punonjës arsimorë do të përfitojnë shtesë mbi pagë vitin e ardhshëm.

Premtimi është bërë e po ashtu edhe parashikuar në projektbuxhetin e 2024.

Bëhet fjalë për një përqindje të konsiderueshme, sipas kryeministrit dhe që në projektbuxhetin e publikuar varion nga 23 deri në 36 për qind.

“Dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruante kreu i qeverisë Edi Rama, dje në rrjete sociale. Por në fakt, këtë plan financiar e ka bërë të ditur që në muajt e parë të vitit 2023. Duke folur në një takim me mësuesit, Rama shpalosi plani e shtesave mbi pagë për arsimtarët duke folur me gjuhën e shifrave.

“Nëse sot që flasim rritja mujore do të jetë 3500 për mësuesit e shkollave 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollave të mesme dhe 5800 për drejtuesit, që të bërtasin më shumë.

Tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollën 9- vjeçare do të kenë një pagë 95 550, ndërsa mësuesit në shkollën e mesme 106 800 lekë”, nënvizoi kryeministri duke bërë publike pagat e 2024-ës për mësues e drejtues shkollash.

E njëjta gjë është parashkruar edhe në projektbuxhetin e zbardhur këto ditë. Në fakt, nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e sistemit shëndetësor dhe ata me grada (policë e ushtarakë) që vitin e ardhshëm do të kenë më shumë të ardhura në llogari. Përqindja është thuajse e njëjtë për të gjithë, por shtesa do të reflektohet edhe në varësi të kualifikimeve, vjetërsisë në punë e pozicionit.

Rritja e fundit e pagave të mësuesve është bërë në muajin prill, kur u rritën të gjithë pagat e administratës, por që ishte në një masë të papërfillshme, vetëm 7 për qind.

Qeveria ka caktuar gjashtë prioritete në arsim duke iu dhënë zë reformave të nisura, mbështetjes së arsimit bazë, kurrikulave të bazuara në kërkesën e tregut të punës dhe zhvillimin profesional të mësuesve.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

Rritja e numrit të fëmijëve që ndjekin arsimin parashkollor si dhe përfshirja në klasën përgatitore është qëllimi i parë, ndjekur nga sigurimi i shërbimit të transportit dhe mbulimin e shpenzimeve për mësues e nxënës që jetojnë larg shkollave.

Tekstet shkollore falas do të jepen për afro 252 mijë nxënës të ciklit 9-vjeçar si dhe nxënës të shtresave në nevojë që ndjekin gjimnazin; bursat financiare për nxënësit me nevoja të veçanta, projekti i smart-labeve dhe ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë janë të tjera prioritete ku do të kanalizohen fondet e qeverisë për arsimin dy vitet në vijim.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm, nxënësit e arsimit profesional e studentët do të kenë një zë të veçantë.

“Përgjatë 2024-2026 synohet ofrimi i formimit profesional cilësor për të rinjtë dhe të rriturit, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, rritja e mundësisë për të nxënit gjatë gjithë jetës si për burrat dhe për gratë dhe përshtatja me mundësitë e punësimit të ofruara nga tregu i punës; Kështu të rinjtë që nuk janë në punësim, arsim ose formim profesional, janë një nga kategoritë më vulnerabël e të rinjve.

Për të trajtuar këtë kategori është parashikuar futja e skemës së garancisë rinore, si pjesë e iniciativës së BE-së në Ballkanin Perëndimor e cila pritet të ketë rezultate pozitive në rritjen e punësimit për këtë kategori”, citohet në relacionin e projektbuxhetit, i cili parashikon ndihmë që do të jepet në formën e Garancisë Rinore.

Ky mekanizëm është një angazhim nga të gjitha vendet e BE për të siguruar të rinjtë nga 16-29 vjeç të marrin një ofertë cilësore brenda një periudhe 4 mujore të regjistrimit si punëkërkues të papunë ose të braktisjes së arsimit formal.

Nëpërmjet kësaj skeme është parashikuar të mbështeten mesatarisht 800 të rinjtë shqiptarë çdo vit, përgjatë 2024-2026./   S.M

Të fundit

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

“Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!”

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies. Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita...

Revoltë 9 mujore në Serbi! Arrestime dhe dhunë. Si do mbyllet kjo histori?

Ndërsa protestat kundër korrupsionit në Serbi hyjnë në muajin e nëntë, ato nuk tregojnë asnjë shenjë zbehjeje. Përkundrazi, po pësojnë ndryshime në drejtim, përbërje...

Artan Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri. Në një intervistë për...

Lajme të tjera

Web TV