Pakti i emigracionit, deputeti i njohur shpërthen kundra marrëveshjes Rama-Meloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i ftuar në një program televiziv, ka folur për paktin Rama-Meloni për refugjatët, si dhe debatet në Shqipëri dhe Itali.

Vasili tha se kjo marrëveshje e Ramës dhe Melonin të lë pa gojë, në një kohë që Shqipëria është duke u boshatisur nga largimet masive të shqiptarëve.Sipas Vasilit, një kryeministër i cili e ka situatë kaq dramatike në vendin e tij, një qeverisje që për shkak të grabitjes dhe korrupsionit të jashtëzakonshëm i bën jetën e padurueshme shqiptarëve, alternativa e vetme që ka për vendin është ta kthejë Shqipërinë në një kamp shumë të madh refugjatësh.Vasili: Të gjithë janë pa gojë kur mendojnë se si kryeministri i Shqipërisë vete nënshkruan një marrëveshje për të marrë emigrantë të paligjshëm, ndërkohë që mijëra shqiptarë largohen nga Shqipëria dhe për të cilët ka marrëveshje për ti çuar në vende të tjera, ndërkohë që ky i rifut në një rrugë tjetër.

Britania e Madhe bën një marrëveshje me Ruandën për të çuar emigrantët e jashtëligjshëm ku bëjnë pjesë dhe shqiptarët, ndërkohë Edi Rama bën një marrëveshje me Melonin për të marrë ruandezët të cilët janë pjesë e emigracionit të paligjshëm e për ti futur në Shqipëri.

Një vend një kryeministër i cili e ka situatë kaq dramatike në vendin e tij, ku qytetarët e kanë të pamundur të jetojnë, një situatë me grupin e iranianëve të cilët ndodhen në Shqipëri, ndodhën ngjarje shumë të shëmtuara të cilat tronditën opinionin publik dhe atë europian, me historitë me afganët dhe me të tjerët, shqiptarët kanë një pyetje, ne kemi një qeverisje që për shkak të grabitjes dhe korrupsionit të jashtëzakonshëm i bën jetën e padurueshme shqiptarëve, alternativa e vetme që ka për vendin është ta kthejë Shqipërinë në një kamp shumë të madh refugjatësh./e.t

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV