Pak muaj pas lidhjes, Belén Rodriguez i thotë “po” propozimit për martesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e parë publike për partnerin e saj, me të cilin është në një romancë prej disa muajsh ishte në ditëlindjen e tij. Belén Rodriguez dhe Elio Lorenzoni e jetuan dashurinë për disa muaj në privatësi të plotë, ndërsa për ditëlindjen e tij, pak javë më parë, Rodriguez vendosi ta urojë edhe publikisht: “Urimet më të mira për ty që je pafundësia për mua”,– shkroi showgirl-i krahas një fotoje të shkëputur nga festa e ditëlindjes.

Ndërsa sot, një foto me unazën në gisht, tregoi se Belén Rodriguez dhe Elio Lorenzoni, sapo kanë hedhur një hap tjetër në romancën e tyre.

Me dorën e fotografuar me unazën në gisht, Belen shkruan vetëm “Po” pas këtij imazhi, i cili nuk ka nevojë më për koment.

Të dy njihen prej rreth dhjetë vitesh, siç u shpreh Belén disa javë më parë, por vetëm pak muaj më parë miqësia e tyre ka kaluar në një raport tjetër. Showgirl-i i dha fund martesës së shumëpërfolur me Stefano De Martino-n verën e këtij viti.

Me sa duket, Elio ka shfrytëzuar udhëtimin në Maldive për propozimin e partneres së tij. Belen është nënë e dy fëmijëve, djalit Santiago, me Stefano-n dhe vajzës, Luna Marì, me Antonino Spinalbanese./E.Ç

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV