5 vite punë me detyrim pas diplomimit/ Gjykata pezullon ligjin për studentët e Mjekësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e ligjit për studentët e Mjekësisë. Ligji është pezulluar deri sa çështja të hetohet në themel nga Gjykata Kushtetuese.

‘Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sot në datën 14.11.2023, pasi mori në shqyrtim kërkesën nr. 1 (Nj) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (jo më pak se një e pesta e deputetëve) dhe Anxhela Gjini, Alesia Cara, Diora Hoxha, Argisa Troka, Xhesika Xhebexhiu, Juri Taullau, Sindy Allamani, Isabela Tabaku, Dea Guri, Natali Bliu, Joel Plaku, Mikel Seferi, Reant Kullaj, Brunelio Fejzulla, Viki Zaçlli, Rei Haluli, Feruze Agalliu, Oresti Çaça, Marjo Rabiaj, Paulo Qesargjoni, Endi Muçi, Arbëri Shehu, Samuel Dërka, Thimi Shkarpa, Kristina Çelanji, Athina Prifti, Almira Tota, Zino Veleshnja, Erdi Podo, Anxhela Miraka, Gani Krrashi, Klevi Gugallja, Flavio Elezi, Ledion Mane, Eugen Lazaj, Igli Hoxhaj, Arlind Kasëmi, me objekt “Shfuqizimi i nenit 4, pikat 1, shkronja “c”, 2, shkronja “b”, 3, shkronja “b” dhe nenit 5, fjalia e parë, të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

Lexo edhe :  Altin Dumani i jep një sinjal të fortë politikës: Ndërhyrjet tuaja...

VENDOSI:

1. Pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”.’- njofton gjykata.

Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite në vendin e tij dhe zgjedh të largohet jashtë Shqipërisë pas studimeve, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi.

Prej 3 javësh tashmë studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestat kundër ligjit që i vendos mes dy zgjedhjeve. Ata e kanë bërë të qartë se vetëm shfuqizimi i ligjit do t’i kthente në auditore. Revolta e tyre u shtua edhe pas bërjes publike të tarifës prej 240 mijë lekësh që do u duhet të paguajnë në vit./e.t

Të fundit

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë...

“Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu. Në emisionin...

Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të...

Pamjet/ Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuhet nga banorët! Detajet

Një restorant në Theth është shkrumbuar nga flakët në mesnatë. Siç shihet nga pamjet i gjithë restoranti është nën “pushtetin” e zjarrit. Nga flakët raportohet se ka...

Paundi dhe dollari në “krizë”/ Kursi i këmbimit, 10 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 lekë dhe do të shitet me 84.1 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV