Hamasi humb kontrollin në Gaza, ushtria izraelite ngre flamurin në Parlamentin e Hamasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hamasi po humbet gjithnjë e më shumë terren në Rripin e Gazës ndërsa ushtria izraelite marshon në qytet duke shkatërruar bazat dhe strukturat e organizatës islamike palestineze.

Pak para se Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad të deklaronte se Hamasi kishte “humbur kontrollin e Gazës”, ushtarët e IDF-së morën të ashtuquajturin “Parlamentin e Hamasit” në qytetin e Gazës dhe ngritën flamurin izraelit.

“Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës dhe militantët po zhvendosen në jug. Civilët po plaçkisin bazat e Hamasit dhe nuk i besojnë më Hamasit që kontrollon enklavën palestineze që po goditet pandërprerë nga Izraeli”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad, ndërsa lufta me grupin hyn në javën e saj të pestë, raportojnë mediat e huaja.

Të hënën në mbrëmje, ushtria tha se forcat bastisën Spitalin Rantisi të qytetit të Gazës, i cili trajton fëmijët, dhe se operativët e Hamasit ishin ngujuar atje. Ai tha se kishte prova që tregonin se aty mbaheshin pengje.

Ushtria tha gjithashtu se kishte vrarë një grup personash të armatosur që kishin qëlluar mbi trupat nga një spital tjetër i qytetit të Gazës, duke publikuar pamjet e incidentit. Ajo njoftoi se kishte vrarë një numër komandantësh të Hamasit në sulmet ajrore gjatë ditës së kaluar dhe dha detaje mbi përpjekjet e saj për të eliminuar komandantët në terren dhe për të ndërprerë operacionet e grupit terrorist në Rripin e Gazës gjatë javëve të fundit.

Të fundit

Turizmi, sa kushtojnë dhomat e hoteleve nga jugu në veri

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij...

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj nga Hamasi. Duke hapur konferencën për mediat,...

“Alien: Earth” – Përbindëshi i tmerrshëm hapësinor i Ridley Scott është vërtet i frikshëm

Krijesa më kinematografike e së keqes vjen në ekranin e vogël, falë mendjes pas ripërpunimit brilant të Fargo-s. Një serial i mbushur me tmerr...

“Po çlodh kockat e mia para se të shkoj 30”, Dua Lipa pushon në Shqipëri

Vera e ka gjetur sërish në Shqipëri këngëtaren me famë ndërkombëtare Dua Lipa. Pas festivalit Sunny Hill në Kosovë, Dua Lipa sëbashku me partnerin e...

Çopjat në SPAK, çfarë vendosi GJKKO për të akuzuarit

Të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Lajme të tjera

Web TV