Kryeministri Rama inspekton 2 shkollat në Pogradec/Pagat për mësuesit do të rriten sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Pogradec u ndal për të parë nga afër ambientet e dy shkollave të reja, investim i qeverisë në bashkëpunim me bashkinë e Pogradecit.

Shkolla 9-vjecare “Servet Agolli” dhe gjimnazi “14 engjëjt”, kanë ndryshuar tërësisht cilësinë e mësimdhënies për 440 nxënës të qytetit të Pogradecit.

I shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, kryeministri u ndal në disa nga klasat si dhe ambientet sportive të shkollave. “Praktikisht investimet në të gjithë vendin përsa i përket rehabilitimit, përsa i përket ndërtimit dhe rikonstruksionit të shkollave janë në fokus të programit të buxhetit 2024. Në ciklin e investimeve 2023 – 2024 do të ndërtojmë 33 objekte shkollore, duke përfshirë këtu edhe palestra dhe terrene sportive”, – u shpreh ministrja Manastirliu.

Investimet në shkolla kanë bërë të mundur një riorganizim më të mirë të ambienteve duke përfituar kështu hapësira për laboratorë shkencore si dhe për të instaluar “smat lab”. Gjithashtu zgjerimi i kapaciteteve pritëse ka garantuar kthimin e mësimit nga dy turne në një turn. “Sfida është që në këto dy vite edhe shkollat të cilat janë në Pogradec dhe ku praktikisht fëmijët nuk vinin në këtë shkollë, por shkonin në shkollat e qytetit, tani mundet të vinë këtu dhe kështu që redukton mësimin me dy turne që është një tjetër objektiv i yni”, – nënvizoi ministrja e Arsimit dhe Sporteve.

Një tjetër objektiv në fokusin e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve është edhe pasurimi i bibliotekave të shkollave. Ndërkohë që Kryeministri nga ana e tij e vuri theksin tek rritja e pagave që do të bëhet për mësuesit me buxhetin e vitit 2024. “Do të vijojmë t’i rrisim pagat përsëri”, – theksoi kryeministri Rama teksa bisedoi me disa nga mësuesit e shkollave./e.t

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV