Shenjat e Horoskopit me shanset më të larta për t’u martuar në vitin 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse tashmë po pyesni se çfarë do t’ju sjellë viti i ardhshëm, yjet e kanë përgjigjen, për disa sjellin martesë. Zbuloni nëse jeni në mesin e shenjave me shanset më të larta për t’u martuar në vitin 2024 dhe çfarë parashikojnë yjet për ju.

Dashi

Dashi është një shenjë e temperamentit të zjarrtë dhe aventureske dhe nuk është e lehtë për t’u kontrolluar. Shanset më të mira për martesë janë në gjysmën e parë të vitit. Nëse thoni po, do të vijë një periudhë e lumtur.

Demi

Demi njihet për stabilitet, por horoskopi i tij parashikon shumë turbulenca në vitin 2024. Në planin e dashurisë, është e mundur t’i jepni fund një lidhjeje dashurie, por kjo do të çojë në një martesë të mundshme. Kur partnerët ndahen, pasionet ulen dhe ata mendojnë me maturi se sa dashuri dhe respekt ndiejnë për njëri-tjetrin. Kjo do t’i kthejë në një ribashkim edhe më harmonik.

Gaforrja

Gaforrja është një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit. Gatishmëria për t’u kujdesur për partnerin dhe për t’iu përkushtuar atij mund të dalë në pah në vitin 2024. Astrologët pohojnë se në udhëtim mund t’ju ndodhin gjëra të rëndësishme, ndaj nëse ndodh me partnerin, prisni një propozim martese.

Akrepi

Akrepi drejtohet nga pasioni dhe kjo është pikërisht ajo që do ta tërheqë partnerin tuaj në vitin e ardhshëm. Romanca dhe kënaqësia ju çojnë drejt premtimeve të mëdha. Harrojeni atë që nuk funksionoi herën e kaluar.

Bricjapi

Bricjapi këmbëngulës dhe ambicioz është i pandalshëm kur e vendos për diçka dhe për vitin 2024 ka vendosur të rregullojë statusin martesor. Nëse është ndoshta pak konfuz kur bëhet fjalë për emocionet, ndjenja e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë me siguri do ta bindë se është koha për martesë./e.t

Të fundit

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se...

Lajme të tjera

Web TV