Shqipëria, kryeson me numrin më të lartë të studentëve në Ballkan që studiojnë në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore dhe Instituti i Arsimit Ndërkombëtar publikuan gjetjet mbi studimin e SHBA jashtë vendit nga Raporti i Open Doors 2023 mbi Shkëmbimin Ndërkombëtar Arsimor.

Sipas statistikave numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Shtetet e Bashkuara ishte më i larti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe u rrit me 6 përqind.

Vendin e parë në Ballkan e kryeson Shqipëria me 1087 studentë, e pasuar nga Serbia me 863 studentë, Kroacia 408 studentë, Bosnja dhe Hercegovina me 236 studentë, Maqedonia e Veriut me 209 studentë, Kosova me 160 studentë, ndërsa në vendin e fundit është Mali i Zi me vetëm 132 studentë.

Nga 1 milion studentë nga e gjithë bota, vendin e parë e mban Kina me 289,526 studentë vetëm në vitin 2023, më pas India dhe Korea e Jugut.

Nga vendet evropiane më shumë studentë që studiojnë në SHBA për këtë vit të ri akademik është Mbretëria e Bashkuar me 10,659 studentë. Universiteti më i preferuar është “New York University”.

Nga ana tjetër studentët amerikanë që zgjedhin të studiojnë jashtë vendit të tyre për një eksperiencë ndryshe, kanë preferuar më shumë Evropën, me në krye Italinë, Anglinë dhe Spanjën. /O.S

Të fundit

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Lajme të tjera

Web TV