Izraeli zotohet: Do ta ndjekim Hamasin në Gaza dhe mbarë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli është zotuar se do të ndjekë grupin palestinez Hamas në Rripin e Gazës dhe në mbarë botën.

“Nuk do të ketë qytete të shenjta, as shtëpi të shenjta. Ne do të shkojmë kudo që të kemi nevojë mbi dhe nën tokë për të zhdukur (Hamasin). Në Gaza dhe në mbarë botën”, tha ministri i kabinetit të luftës, Benny Gantz, në një konferencë për media në Tel Aviv.

“Ne do të arrijmë te krerët e qeverisë ashtu siç arritëm në qendrat e qeverisë”, shtoi ai.

Gantz, një ish-ministër i mbrojtjes izraelite, po ashtu kërcënoi me një ofensivë ushtarake kundër grupit libanez Hezbollah në mes të tensioneve në rritje përgjatë kufirit midis Izraelit dhe Libanit.

“Ajo që ne po bëjmë në mënyrë efektive në jug, mund të funksionojë edhe më mirë në veri, nëse është e nevojshme”, tha Gantz.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një ofensivë ndërkufitare nga grupi palestinez i rezistencës Hamas më 7 tetor.

Të paktën 11.320 palestinezë janë vrarë, përfshirë afër 7.800 gra dhe fëmijë, si dhe mbi 29.200 të tjerë janë plagosur. Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në ofensivën izraelite. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është 1.200. /O.S

Të fundit

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime...

Lajme të tjera

Web TV