Në Fushë-Arrëz dhunohet memoriali i Qeverisë së Kimzës; një marrëzi apo akt?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Simon Puta*

Memoriali i vendosur në qendër të qytetit Fushë- Arrës, i cili i kushtohet Qeverisë së Përkohshme Shqiptare të krijuar 27 prill 1911. Ndryshe ajo është quajtur edhe ‘Qeveria e Kimzës’, për shkak të emrit të fshatit ku u kijua.

Qeveria e Kimzës ( e quajtur “e Përtashme Shkipeniis) ishte qeveria e parë e organizuar që shpalli zyrtarisht Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane

Për herë të parë që nga vdekja e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu, një tubim i organizuar i përfaqësuesve nga bajrakët e veriut mori pjesë në krijimin e një qeverie të bashkuar. Ata rridhnin nga vendbanimet Spaç, Fan, Gojan, Orosh, Kushnen, Kthellë, Shkodër, Dibërr, Mërtur, Berishë, Shalë, Shosh, Thaç, Toplanë, Theth dhe Nikaj.[2]

Kreu i qeverisë së Kimzës, avokati dhe aktivisti arbëresh Terenc Toçi, kërkoi të bënte një kryengritje “revolucionare” nga veriu në jug për “të pasur një frymë të vetme, një flamur, njëkohësi veprimi dhe disiplinë dhe për të bindur botën e qytetëruar të ndërhynte në interesat tona”. Toçi zgjodhi rajonin autokton të Mirditës për të formuar një bërthamë kombëtare “që do të shërbente edhe si shkëndijë për një lëvizje mbarë shqiptare. Qeveria e Kimzës ishte e para qeveri shqiptare që ngriti flamurin kombëtar dhe kërkoi Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Para dy vjetësh, aktivistë kombëtare që nga Arbëreshët e Italisë dhe vendas, u mblodhën dhe bënë të mundur ngritjen e një memoriali përkujtimor në qendër të qytetit të Fushë Arësit.

Ditët e fundit, në një mëngjes të zakonshëm, qytetarët e qytetit Verior që jetojnë bashkë me historinë dhe me memorialin e Qeverisë së Kimzës, e gjetën veprën përkujtimore të dëmtuar: goditur me sende të forta dhe lyer i tëri me bojë të zezë. Në këtë qeveri bënin pjesë krerë të nga trevat e Veriut të Shqipërisë, katolikë e myslimane, qëllimi i të cilëve ishte që të krijohej një bërthamë kombëtare e cila do të vinte në lëvizje aksionin për pavarësi  në mbarë vendin.

Dhunimi i memorialit të Qeverisë së Përkohshme Shqiptare në Fushë- Arrës kushtuar kësaj ngjarjeje madhore, duket sa e thjeshtë aq edhe thjesht një veprim anti- kombëtar. Kjo nuk nderon asnjë njeri, madje ka shkaktuar edhe shqetësim te banorët e zonës.

Lexo edhe :  “Depresioni Kuq e Zi”/ Satira e mprehtë e Leonard Veizit

Po çfarë ndodhi pas kësaj?

Çfarë pritej e çfarë ndodhi?, shtrohet pyetja.

Pritej që autoritetet shtetërorë dhe përfaqësues të qytetarisë së zonës, të jepnin shpjegime pse ndodhi. A mund të jetë kjo thjsht marrëzi e dikujt, apo është një akt që provokon ndjenjën kombëtare të banorëve të zonës të cilët krenohen me historinë e tyre në shërbim të kombit?

Por kjo nuk ndodhi.

Madje nuk ndodhi edhe që përfaqësues të zgjedhur apo edhe zyrtarë të lartë të qeverisjes lokale të deklarohen ‘të papajtueshëm me aktin’, si edhe të shpallin qëndrimin e tyre. Autori i aktit të dhunimit të memorialit historik duhet të zbulohet, sepse kjo është e shëndetshme edhe për qytetarinë e zonës.

Dëmtues të tillë të veprave historike, etnografike, kulturore, etj., që dëshmojnë vlerat dhe shpirtin e popullit, sigurisht që ka kudo; por edhe që zbulohen lehtësisht. Zbulohen lehtësisht sepse akti i tyre prek shumë njerëz dhe vetë pjesën e përbashkët të qytetarëve: Respektin dhe dashurinë për atdhetarët e mëdhenj që nuk kursyen asgjë për të mirën e kombit.

Po kur këta nuk zbulohen?

Atëherë dëmi bëhet edhe më i madh se sa dhuna mbi memorialin e Qeverisë Kimza. Dëmi nis e shtohet duke filluar që nga hamendjet, paragjykimet, prapamendimet dhe keqinformimet. Disa mendojnë se kjo dhunë mbi veprën u krye me qëllim  meqë ‘jemi në Fushë Arrës’, dmth në Veri. Disa thonë se ‘Mirditën nuk e lënë të qetë, por e provokojnë’. Dëmi që shkon deri të paragjykimet mbi ndarjet fetare dhe krahinore, e bëjnë edhe më të hidhët ngjarjen.

Kjo është arsyeja pse kërkohet të zbulohen autorët e dhunimit të simboleve kombëtare. Jemi një komb që e krijojmë dhe e duam vlerën, prandaj edhe e mbrojmë.

Veçanërisht kohët e fundit po dëshmohet se shqiptarët, siu në Jug edhe në Veri, po i bashkojnë vlerat e tyre me qytetërimin perëndimor europian; ashtu sikurse edhe aspironte Qeveria Kombëtare e Përkohshme e Kimzës.

*Simon Puto, ish deputet i Parlamentit.

Të fundit

Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve

Nga Ylli Pata Jemi në sprintin e fundit të zgjedhjeve të 11 majit dhe objektivi kryesor i fushatës së Berishës...

Rihanna surprizon në Met Gala, këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky. Lajmi u konfirmua nga fotografi i saj, pak përpara se...

Rrëzohet një tjetër avion në SHBA, humbin jetën personat në bord

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të Simi Valley, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord dhe duke...

3 shenjat e horoskopit që do të shohin përmirësim me paratë e tyre gjatë muajit Maj

Ndikimi i planetëve, veçanërisht i Jupiterit, krijon kushtet e duhura për t’u shfaqur mundësi të reja dhe për të lulëzuar planet e shtyra. Ndikimet astrologjike...

Dronët ukrainas sulmojnë Moskën përpara paradës së madhe ushtarake

Dronët ukrainas sulmuan Moskën për të dytën natë radhazi, ndërsa kryeqyteti rus po përgatitet për paradën ushtarake vjetore të Ditës së Fitores, ku pritet...

Lajme të tjera

Web TV