Tronditëse! Makineria që vrau Anilën 26-vjeçare u ndez gabimisht nga një kolege?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Makineria ambalazhuese që vrau shqiptaren Anila Grishaj, duke i shtypur vertebrat e qafës u aktivizua gabimisht nga një kolege në punë, ndërkohë që 26-vjeçarja, duke përfituar nga fakti se ishte e fikur, po kryente kontroll. Kështu shkruajnë mediat italiane këtë të mërkurë për ngjarjen tragjike të ndodhur një ditë më parë në Montello të Trevisos, në një ndërmarrje të produkteve të ngrira.

Për këtë arsye, mësohet se prokuroria e Trevisos ka nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia. Makineria në fjalë, e blerë së fundmi është sekuestruar nga hetuesit, ndërkohë që pritet që të kryhet autopsia mbi trupin e 26-vjeçares. Pritet po ashtu që autoritetet të analizojnë kamerat e sigurisë që kanë regjistruar të gjithë ngjarjen.

Megjithatë për hetuesit duket se nuk ka dyshime sa i takon përgjegjësisë për ngjarjen tragjike.

Anila jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain në Vergoman di Miane. 26-vjeçarja punonte prej 5 vitesh tek Bocon, kompaninë në të cilën ishte bërë nëndrejtoreshë. Përpara se t’i dedikohej punës, shqiptarja kishte studiuar në institutin turistik Verdi të Valdobbiadene./E.T

Të fundit

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Lajme të tjera

Web TV