7 mln euro gjobë për evazion fiskal/ Shakira shmang dënimin me burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Superylli kolumbian i muzikës pop, Shakira ka arritur një marrëveshje me prokurorët spanjollë për të shmangur dënimin në burg për evazion fiskal.

Superylli kolumbian i muzikës pop, Shakira ka arritur një marrëveshje me prokurorët spanjollë për të shmangur dënimin në burg për evazion fiskal.

Pas negociatave që zgjatën me javë të tëra, këngëtarja bëri një marrëveshje me prokurorët në Barcelonë për të paguar një gjobë prej shtatë milionë eurosh.

Ikona botërore e popit, e njohur për hitet si “Ëaka Ëaka” dhe “Hips Don’t Lie”, u shfaq para gjykatës ku ndryshe nga qëndrimet e mëparshme mohuese, pranoi se kishte mashtruar autoritetet spanjolle tatimore me një vlerë totale prej 14,5 milionë eurosh midis 2012 dhe 2014.

Më herët, muzikantja deklaroi se ishte banore e Bahamas midis 2012 dhe 2014. Ajo tha se kishte bërë vetëm vizita te partneri i saj i atëhershëm, ylli i futbollit Gerard Piqué, në Spanjë. Çifti, i cili ka dy fëmijë, aktualisht është ndarë. /O.S

Të fundit

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi...

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan...

OMONIA del me qëndrim zyrtar: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

Lajme të tjera

Web TV