Hetimet për ish ministrin/ Artan Hoxha zbardh “prapaskenat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”  ku foli për hetimet e SPAK ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të cilat erdhën vetëm pas këmbënguljes së gjykatësit, që i kërkoi prokurorit të verifikojë edhe rolin e Beqajt.

Ish ministri nuk ishte përfshirë në masat e para të sigurisë të kërkuara nga SPAK.

“Përgjegjësia e zotit Beqaj, është fakti që ai si drejtues i Ministrisë së Shëndetësisë, varëtësi i tij, ish zv.ministri, ka ndikuar që ky koncesion të merrej nga kompania e Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian.

Në fazën e parë të hetimit edhe pse zoti Beqaj sot e tha, që ky hetim ka tetë vjet, përfshirja e zotit Beqaj u bë vetëm pasi gjyqtari Erion Bani, në një rast të paprecedent deri tani, i kërkoi prokurorisë, që ndryshe nga masat e sigurisë që kishte kërkuar, të shikonte edhe pozicionin e zotit Ilir Beqaj. Kjo bëri që prokuroria të rishikonte vendimin e vet dhe të kërkonte masë të re sigurie, duke e penguar Ilir Beqajn që të largohet nga territori i Shqipërisë. Po ashtu e ka detyruar që çdo ditë të premte, të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore.

Ilir Beqja deri tani dyshohet për shpërdorim detyre. Nga aty dhe mbrapa do të shohim si do të vijnë procedurat.

Është hetim që ka zgjatur shumë dhe mesa duket, çështja ka arritur këtu vetëm për shkak të një presioni që i është bërë në lidhje me këtë situatë.

Zoti Beqaj tha që ai nuk është dakord me këtë masë, por nuk do ta apelojë. Por, ai tha se ky është një qëndrim politik”, deklaroi Hoxha./e.t

Të fundit

PD humbi betejën për të pastruar Berishën. Tani të pastrojë PD-në

Mero Baze Socialistët po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme elektorale, në një fushatë të dominuar nga përpjekja e tyre...

Numërohen 23% e votave në Fier, PS tejkalon pritshmëritë e socialistëve

Partia Socialiste parashikohet të marrë 12 mandate në Fier, nëse trendi do të vijojë me këto ritme, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e socialistëve në...

PS, fitore tej parashikimeve në Elbasan/ Ja si ndahen mandatet

Në Qarkun e Elbasanit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 28 përqind e votave. Në rast se trendi do të...

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz. Rezultati është si më poshtë: PD-ASHM 1315 vota PS 1137 PSD 621 Shqipëria bëhet 25 vota Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3...

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë radhë do thuhet se ata...

Lajme të tjera

Web TV