Ju del gjumi në orën 03.00-05.00 të mëngjesit/Trupi juaj po përpiqet t’ju jap këtë mesazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
    

Gjumi është një nga elementët më të rëndësishëm në mirëqenien e një personi dhe mungesa e tij mund të shkaktojë shumë pasoja negative fizike, mendore dhe emocionale. Për mjekësinë tradicionale kineze, nëse vlerësojmë modelin e gjumit, mund të zbulojmë shumë informacione të rëndësishme lidhur me shëndetin tonë të përgjithshëm.

Një nga faktorët që duhet analizuar është koha kur ne zakonisht flemë dhe zgjohemi për të filluar një ditë të re. Më poshtë po listojmë oraret kryesore të gjumit dhe mesazhet e trupit tuaj pas secilit prej tyre.

Nëse keni vështirësi për të fjetur mes orës 21.00 dhe 23.00

Ju mund të vuani nga stresi, prandaj rekomandimi është të bëni aktivitete që lejojnë pushim dhe relaksim, të tilla si meditimi, për të përmirësuar gjumin. Çaji para gjumit është gjithashtu një opsion i mirë.

Nëse keni vështirësi për të fjetur midis orës 23.00 dhe 01.00

Nëse është e vështirë për ju të flini në këtë orar, mund të jetë për shkak të ndonjë situate emocionale. Kjo është koha kur fshikëza e tëmthit është aktive, një organ i lidhur me vetëpërballimin e situatave dhe faljen, sipas mjekësisë tradicionale kineze.

Nëse orari 01.00 dhe 03.00

Kushtojini vëmendje ndjenjave tuaja negative të tilla si zemërimi dhe zhgënjimi dhe energjia e tepërt yang. Sugjerimi për ju është të pini një gotë ujë të ftohtë dhe të përfshini meditimin në rutinën tuaj.

Zgjoheni midis orës 03.00 dhe 05.00

Zakonisht do të thotë që një forcë më e lartë përpiqet të komunikojë me ju, duke ju drejtuar në një rrugë më të mirë, në një qëllim më të madh në jetë. Përveç kësaj, lidhet me problemet e mushkërive dhe trishtimin gjithashtu. Për t’ju ndihmuar, praktikoni ushtrime të frymëmarrjes.

Lexo edhe :  Studim: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna dhe jo nga babai

Nëse problemi juaj i gjumit është midis 05.00 dhe 07.00

Në jetën tuaj ndoshta ka bllokime emocionale për të cilat duhet të punoni. Për mjekësinë kineze, ky orar lidhet me energjitë e emocioneve të bllokuara. Shtrini muskujt tuaj dhe kërkoni mënyra për të punuar me emocionet, duke i forcuar ato dhe duke u bërë më të përkushtuar ndaj mirëqenies dhe lumturisë suaj.

Duke kuptuar këto mesazhe do të kemi mundësi të përmirësojmë cilësinë e jetës sonë./E.T

Të fundit

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup si pasojë e një shpërthimi të...

U zu nga masivi i dheut / Pas 7 ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri

Gjendet pas 7 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë...

Bill Gates do të dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit!

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, ka njoftuar një dhurim historik prej 200 miliardë dollarësh për të luftuar varfërinë dhe për të mbështetur ata që...

A e bëri “magjinë” edhe në Shqipëri Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës së fundit para zgjedhjeve të 11 Majit, ka komentuar drejtuesin politik amerikan të fushatës së tij, Chris...

Ndahet nga jeta regjisori i ‘Fifty Shades’, humb betejën me sëmundjen e rëndë

James Foley, regjisor i filmave përfshirë “Glengarry Glen Ross”, “At Close Range” dhe “Fear”, u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Los...

Lajme të tjera

Web TV