Londër/ Demonstruesit kërkojnë heqjen e bllokadës ndaj Gazës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demonstrues nga disa organizata e bamirësi u mblodhën sot në Londër në Ditën Botërore të Fëmijëve për të kërkuar veprim nga komuniteti ndërkombëtar për bllokadën mizore në Gaza.

“Ne kërkojmë që qeveria izraelite të hapë kalimet për të lejuar ushqimin, ujin e mjekimet të hyjnë në Gaza”, tha Richard Stanforth, zyrtar i organizatës së ndihmës Oxfam, jashtë sallës ku po mbahet Samiti Botërori Sigurisë së Ushqimit.

Qyteti bregdetar palestinez po mbahet nën bllokadë dhe bombardohet nga ushtria izraelite, që thotë se kërkon të eliminojë militantët që kryen sulmin e 7 tetorit në Izrael.

Që prej vitit 2007 zona është e rrethuar nga Izraeli që ka kontrolluar kalimet duke lënë në minimum furnizimet me ushqim, ujë, mjekime dhe karburant, shkruan rrjeti AFP.

Melanie Ward, drejtoresha e grupit të ndihmës ‘Medical Aid for Palestinians’ tha në protestë se OKB duhet të zbatojë rezolutat e saj për Palestinën.

“Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar dhe Këshilli i Sigurimit të zbatojë rezolutën  2147, që ndalon përdorimin e urisë së armë lufte, pasi kjo është çfarë po ndodh në Gaza”.

“Mbrojtësit e kësaj rezolulte, veçanërisht qeveria britanike duhet të veprojë për t’u siguruar që nga kjo ndërtesë të mos dalin vetëm fjalë boshe”.

Ward shtoi më tej se ky mesazh vjen nga i gjithë komuniteti i shokuar nga ajo që po ndodh në Gaza.

“Siç mund ta shihni, mesazhet këtu vijnë nga aktivistë, njerëz të zakonshëm nga i gjithë vendi që shqetësohen për situatën atje.”

“Ka rreth 1 milionë të mitur në nuk kanë ushqim në Gaza për moment. Një kolegu im në Gaza thotë se nuk ka më ushqim dhe se po jeton me 10 familje të larguara nga shtëpitë”.

Lexo edhe :  Giorgia Meloni: Rusia s'ka ndërmend të negociojë për paqen

/O.S

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 1 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 97...

Sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës. pishinat, pistat për gara e fusha futbolli

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të...

Britania nënshkruan marrëveshjen më të madhe për eksport anijesh luftarake me Norvegjinë

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje në vlerë prej 10 miliardë paundësh për të furnizuar Marinën Norvegjeze me të paktën pesë fregata të...

Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar. Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë...

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney. Policia u thirr...

Lajme të tjera

Web TV