Ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore”, gjobat proporcionale në bazë të dëmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi miratoi të hënën në parim, me 73 vota ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore”, të cilat përcaktojnë një sërë rregullash për shkëmbimin e informacionit me autoritetet tatimore homologe, në mënyrë që të sigurohet informacion periodik nga kompanitë mëmë të grupeve ndërkombëtare që kanë degë apo filiale që operojnë në Shqipëri.

Gjithashtu, sqarohen procedurat që kanë të bëjnë me marrëveshjet e eliminimit të taksimit të dyfishtë, në mënyrë që të ketë me tepër mirëadministrim në këtë fushë.

Përmes ndryshimeve propozohet rregullimi i formës së llogaritjes së dënimit për mospagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin korporativ dhe mbi të ardhurat personale, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, në bazë të të cilit dënimi duhet të jetë në përputhje me efektin që ka prodhuar në buxhetin e shtetit mospagimi në afat i detyrimit tatimor, duke vendosur llogaritjen e gjobës si për të gjitha detyrimet e tjera tatimore të papaguara, në masën 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, për një periudhë jo më të gjatë se 365 ditë kalendarike.

Në të njëjtën linjë vijon parimi i ruajtjes së proporcionalitetit të dënimeve, në përputhje me shkeljen tatimore, lidhur me shkeljet për moslëshimin e faturave e të faturave shoqëruese nga tatimpaguesi.

Kështu, përcaktohet se për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në, përveç masës së gjobës, bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative, nëse shkeljet e përkatëse janë konstatuar për herë të dytë brenda vitit kalendarik, dhe të dy herët në kuadrin e një kontrolli tatimor “verifikim në vend”.

Sipas parashikimit ligjor aktual, zbatimi i nenit 123, ku parashikohen dënimet përkatëse në rastet kur konstatohen diferenca inventariale midis inventarit fizik dhe atij kontabël sjell detyrime joproporcionale me shkeljen e konstatuar, pasi, për një diferencë në vlerë të vogël, vlerësimi 3-mujor mund të prodhojë detyrime tatimore në mënyrë të konsiderueshme joproporcionale me tatimin e shmangur./  S.M

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV