Ylli Pata: Bumerangu i tymit politik që nisi nga Tik Llalla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Nallbati ndoshta se di, ka mundësi edhe Saljanji, por tymi në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur për të mbajtur në postin e Kryeprokurorit Adriatik Llallën. Bëhet fjalë në dhjetorin e vitit 2017, kur Lulzim Basha nuk ishte armik, e mandatet nuk ishin djegur. Por situata ishte pak a shumë kështu; vonesa në zgjedhjen e KLP-së Këshillit të Lartë të Prokurorisë bëhet fjalë, kërkonte një zgjidhje. Pasi KLP do të zgjidhte SPAK. Amerikanët e OBDAT dhe europianët thanë: zgjidhni një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Adriatik Llallës i mbaronte mandati por PD dhe LSI kërkoi që të zgjdhte Tikun si PPP. Mazhoranca tha jo. E aty nisi sherri. Madje edhe në panele. Llalla solli stresin, gishtin e mesit, ndarjen në panele e ndarjen e deputetëve. Por në fund, Tiku nuk zgjidhej më. U zgjodh Arta Marku. Në atë seancë u dogj Kuvendi me flakadanë dhe çizme që Monika Kryemadhi i hodhi Edi Ramës. Siç i hodhi sot Flamur Noka po Edi Ramës.

Po në thelb si çizmja e Monikës, si flakadani i sotëm, nuk i drejtohej Edi Ramës. Por opozitës. O të mbrojmë Berishën e Metën o s’ka opozitë. Si s’ka? S’ka! Si do bëjmë? Ça do bëjmë s’kemi ç’bëjmë në parlament! Të djegim mandatet? Po i djegim o burrë ca na duhen! E mirë. i dogjëm!

Po pse atëherë Lulzim Basha është fajtor në djegien e mandateve, kur ai, i shkreti, ndoshta edhe i futi në kurth, por i tha si mendoni? Sepse si Sali Berisha si Ilir Meta nuk kanë më alternativë e strategji, ata mendojnë vetëm një taktikë s itë ndalojnë SPAK. Qoftë me bomba, qoftë me tymuese. Por a e ndalojnë dot? SPAK jo, por duan të mbajnë në linjë një grup mbështetësish, që më shumë se votues, janë ndjekës, qoftë edhe në Tik Tok.

Lexo edhe :  Fajin e ka Rama!

Logjika e bombave tymuese nuk është e re, u përdor edhe nga Albin Kurti, Ramush Haradinaj, kur ishin në opozitë me qeverinë e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Por ata kishin një kauzë, më saktë dy. Demarkacioni dhe Zajednica. Demarkacionin e miratoi Ramushi sa erdhi në qeveri dhe Zajednicën Albin Kurti e bëri më autonome se Isa. Bombat ju kthyen në një bumerang që sipas të gjitha gjasave, Vetëvendosje nuk ka më kauzë politike në Kosovë dhe është një kufomë në kuptimin e plotë të fjalës. Po këto që hedhin bomba në Kuvendin e Shqipërisë çfarë kauze kanë?/E.T

Të fundit

Papa Leon XIV shkel protokollin, përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

Papa Leo XIV  theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet në fund të ceremonisë...

“Tërheqin blerës me të ardhura të larta”/ Pse po ndërtohen shumë vila në Tiranë?!

Ndërtimet e rezidencave të banimit me vila dhe apartamente në zonat e Farkës, Lundrës apo Mjull Bathores vijojnë të tërheqin blerës me të ardhura...

Rusia lëshon 273 dronë drejt Ukrainës/ Sulmi më i madh që nga nisja e luftës

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, gjithsej 273 mjete ajrore pa pilot u lëshuan nga Rusia gjatë natës, duke shënuar një shifër rekord. Që nga...

E rëndë në Roskovec/ E zuri poshtë muri rrethues i banesës, humb jetën 4-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Roskovec. Muri rrethues i një banese është shembur duke zënë poshtë një...

Ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV! Begaj takohet me Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të...

Lajme të tjera

Web TV