Pas dorëheqjes së Ardi Veliut, ja kush janë 26 kandidatët për kreun e AMP/ Zbardhen emrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

26 kandidatë aplikuan për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pas dorëheqjes së Ardi Veliut një muaj më parë. Sipas informacioneve mësohet se në mesin e 26 emrave janë ish-drejtues në polici, nga Akademia e Sigurisë, drejtues rajonal të AMP-së që kërkojnë të katapultohen në postin kryesor të institucionit apo edhe rikthime.

Në mesin e emrave që ka shfaqur interes për karrigen e lënë bosh nga ish-kryepolici Ardi Veliu është Florian Sulejmani, i cili në të njëjtin institucion ka qenë drejtues i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, por që disa muaj më parë u largua nga detyra. Më tej, në listë janë emra si Durim Sota, i cili ka mbajtur detyrën e kreut të AMP rajonale në Vlorë-Gjirokastër.

I larguar nga detyra pak javë më parë si kreu i Njësisë C në Policinë e Shtetit, Hergis Jica, ka shfaqur interes. Në mesin e emrave është edhe ai i Alma Katragjinit, e cila ka mbajtur postin e zëdhënëses së Policisë së Tiranës. Megjithatë, tashmë lista është reduktuar në vetëm 5. Ministri i Brendshëm Taulant Balla pritet të zgjedh njërin prej tyre për t’ia propozuar Kryeministrit.

1. Indrit Hitaj
2. Florian Sulejmani
3. Alma Katragjini
4. Durim Sota
5. Melton Bllakaj
6. Denis Vasia
7. Hergis Jica
8. Xhavit Shala
9. Gentjan Shehaj
10. Luan Mema
11. Behar Gançi
12. Sami Rasha
13. Dritan Osmani
14. Kristaq Dashi
15. Ardian Marku
16. Artur Beu
17. Fatjon Malaj
18. Kreshnik Koka
19. Gëzim Cenaj
20. Ibrahim Disha
21. Pal Shkëmbi
22. Nikolin Kola
23. Medi Kuçi
24. Ramadan Çaço
25. Olgerta Ndoja
26. Robert Sevaj

Të fundit

Policia parandalon ngjarjen erëndë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar falë ndërhyrjes së Policisë së Shkodrës, në fshatin Dobraç. Një 41-vjeçar është...

Rama udhëton në Bavari, pritet nga miku i çmuar Markus Söder

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder. “Një mik i çmuar me të...

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

Lajme të tjera

Web TV