Malësinë e Madhe/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë dëme në shtëpi e biznese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kështu u zgjua qendra e qytetit të Koplikut mëngjesin e kësaj të mërkure…

Reshjet intensive, dhe dalja nga shtrati i përroit të thatë në bashkinë Malësinë e Madhe ka shkaktuar dëme në banesa dhe biznese, ndërkohë që qendra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës kanë qenë të pushtuara nga uji për disa orë.

Situata e krijuar nga reshjet intensive dhe fryrja e përroit të Thatë ka sjellë edhe angazhimin e strukturave të emergjencës në Malësinë e Madhe përfshirë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat Gradec dhe në lagjen Culaj në qytetin e Koplikut. Ndërkohë që si pasojë e vërshimit të ujit nga Përroi i Thatë ka pasur dëmtime edhe në infrastrukturën rrugorë ku disa rrugë të fshatrave janë dëmtuar.

Nga bashkia e Malësisë së Madhe po bëhet evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga moti keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. /O.S

Të fundit

Itali, kamioni përplaset me autobusin me nxënës, vdes një mësues

Një aksident tragjik ka ndodhur sot, rreth orës 16:40, në tunelin e Lomazzo, në provincën e Komos, përgjatë Pedemontanës...

Ironia e Ylli Manjanit: Alma doli në protestë, Safeti doli nga burgu

Safet Gjici është liruar nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit, do ta kryejë në shtëpi. Kjo, për shkak të gjëndjes së tij të...

Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

Shiu i së premtes në Tiranë sëmurë Melonin, kryeministrja anulon gjithçka për dy ditë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është bërë virale në rrjetet sociale gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ku...

Tentoi të ndalonte një mjet të rëndë, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Një punonjës shqiptar 56-vjeçar i një kompanie të angazhuar në aktivitete në emër të Hekurudhave Shtetërore Italiane vdiq këtë mëngjes, të hënën më 19 maj, në...

Lajme të tjera

Web TV