Reshjet e shiut kanë lënë pa energji elektrike disa fshatra në Fier.
Tre fidera kanë dalë jashtë funksionit në Libofshë dhe Kraps. Dëmet janë të konsiderueshme dhe do të duhet kohë që të riparohen.
Problematika të vogla ka pasur edhe në qarkullim.
“Kemi të bëjmë me një lagje periferike të Fierit që është pa energji elektrike, për fshatin Kraps dhe Libofshë.
Fiderat kanë dalë jashtë funksionit, kanë dëmtime të rënda dhe do të duhet kohë për t’u riparuar sepse reshjet e shiut i kanë nxjerrë jashtë funksionit.
Stuhia nisi në 5 të mëngjesit me intensitet të lartë pothuajse në të gjithë Fierin. Ka pasur problematika të vogla dhe të menaxhueshme nga ana e policisë rrugore sa i përket trafikut të rënduar /O.S