Mungoi në samitin e Diasporës/ Albin Kurti vjen në Tiranë paraditen e 28 nëntorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e kryeministrit Albin Kurti në ditën e dytë e Samitit III të Diasporës në Tiranë u komentua edhe nga kryeministri  Edi Rama i cili e këshilloi që “t’ja dëgjojë fjalën presidentes Vjosa Osmani”.

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit “Kontrast” tha se Albin Kurti do të vijë në Tiranë paraditen e 28 nëntorit.

“Edhe në mungesë ka prani. Por mendoj se prania e tij s’do mungojë edhe fizikisht në 28 nëntor. Është lajm. Paraditen e 28 nëntorit Kurti do jetë në Tiranë. Besoj se do jetë i pranishëm edhe në darkë në pallatin e brigadave”, tha Vangjeli.

Në samitin e diasporës, u mblodhën në Tiranë liderë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi, ndërsa Kryeministri Rama propozoi shpalljen e ditës së alfabetit festë kombëtare, ndërsa Presidentja e Kosovës kërkoi shpëtimin e Preshevës nga spastrimi etnik.

Për shpalljen e 22 nëntorit si festë kombëtare, Rama i kërkoi Vjosa Osmanit që t’ia japë si sugjerim kryeministrit të Kosovës.

“Rëndësia e madhe është që ne të jemi bashkë të shikojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri. Është dita që dita e alfabetit e gjuhës që na bashkon të gjithëve të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër besoj që edhe presidentja e Kosovës do t’ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha kryeministri Edi Rama./E.T

Të fundit

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Lajme të tjera

Web TV