Perime me pesticide, i kthen Gjermania! Eksportuesit: Duhen nxjerrë nga qarkullimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administratori i kompanisë eksportuese të ngarkesës me tranguj që kthyen pak ditë më parë nga Gjermania shpjegon përdorimin e pesticidit Oksamil.

Por ndryshe nga sa thotë AKU, se është tejkaluar norma, administratori shpjegon se preparati është i ndaluar në BE.  Nuk është e hera e parë që ngarkesat ndalohen në vende të bllokut shprehet Lulzim Sari, pasi u ka ndodhur edhe kompanive të tjera.

“Arsyeja e kthimit sipas AKU është se ka tejkaluar norma. Por s’është kjo e vërteta. Kjo është e ndaluar në BE që prej shtatorit. Unë kam një listë me 36 preparate qe nuk lejohen të importohen, por vetëm të përdoren në Republikën e Shqipërisë. Ka dalë në nëntor 2023. Por kanë dalë nga qarkullimi prej 3-4 vitesh”, u shpreh administratori i kompanisë.

“Kemi bërë gjurmueshmërinë, u bë verifikimi. Subjekti nuk shet në vend, por jashtë”, tha inspektori i AKU Fier, Krenar Çuni.

Por, ndërsa inspektori i AKU në Fier flet për bllokimin, administratori i kompanisë thotë se preparate të tilla duhen nxjerrë nga qarkullimi sepse përdoren në të gjithë Shqipërinë, ndaj duhet të ndërhyjë ministria.

“Kërkoj ndërhyrje nga shteti për ndalimin e këtyre preparateve edhe në vendin tonë, pasi jo vetëm që produktet po kthehen nga eksporti, por një pjese e mirë e këtyre produkteve tregtohet dhe në tregun vendas. Ky lloj problemi do të vazhdojë nëse shteti nuk merr masa”, tha Lulzim Sari./O.S

Të fundit

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Rrezik për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet të rritet, paralajmëron një raport...

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin...

Lajme të tjera

Web TV