U hodh nga kati i 9 i pallatit/ Kush është biznesmeni nga Durrësi që humbi jetën (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbuluar identiteti i 40-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pasditen e kësaj të enjteje në Durrës.

Biznesmeni Ilir Myshketa, baba i dy fëmijëve, mësohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 9-të i pallatit 12-katësh, ku vetë banonte në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Pas hedhjes, ai ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes dhe motivet, që e kanë shtyrë viktimën drejt marrjes së jetës.

Burime konfirmojnë, se kjo është tragjedia e dytë në këtë familje, pasi kohë më parë edhe e motra ka ndërruar jetë në të njejtën formë, duke kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes./e.t

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV