Juristi zbulon skenarin e Berishës/ Nga mungesa e ambasadorit SHBA, ish-kryeministri po..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë televizive ku tha se ish-kryeministri Sali Berisha, ka për të fituar terren nga mungesa e ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë.

Sipas Spahiut, që porej momentit kur është larguar ish-ambasadorja Kim dhe ende nuk është mandatuar ambasadori i ri, në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndihet roli pasiv dhe mospërkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Juristi shtoi gjithashtu se ish-kryeministri Berisha dhe familjarët e tij mund të përfitojnë pafajësinë nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm.

“Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm, unë jam i bindur se drejtësia do i japë pafajësinë Sali Berishës dhe familjes së tij. Do të jetë një çështje e cila do të kthehet “boomerang”, më mirë të mos e kishin filluar.

Nga ana tjetër di të them se mungesa e një ambasadori amerikan në Shqipëri është shumë e ndjeshme. Po ta vëmë re që nga dita që është larguar ambasadorja Yuri kim dhe ende nuk është mandatuar ambasadori i ri, ndihet roli pasiv dhe mospërkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sistemit të drejtësisë”,-tha juristi Spahiu./e.t

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV