Moti/ Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, pasditja sjell shi në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri në mesditë territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të tij, ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat veriore të Shqipërisë. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit, ku më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 18°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara shiu në pjesën më të madhe të territorit të kosovës por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu e dëbore Ku më të dukshme do të jenë në qytetet Pejë-Gjakovë. Parashikohet përkeqësim i motit gjatë orëve të vona të natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita do të ruajë vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë paradites dhe e fortë pasdite me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në republikën e MV duke bërë që kthjellimet të jenë dominante por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat perëndimore dhe veriperëndimore Të MV si edhe reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore. Parashikohet shtim i reshjeve pas mes-natës. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të rriten gjatë orëve të mëngjesit por mesdita ruan të njëjtat vlera duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.

Lexo edhe :  Gazetarët “gozhdojnë” kryeministrin/ Rama: Fevzi ça u ke dhënë për të pirë?!

Europa

Rajoni i Baltikut si edhe Europa Lindore do të paraqiten nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë-24 orëshit. Po ashtu paraqitet problematike situata në gadishullin e Ballknait si edhe disa zona në qendër të kontinentit ku reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante, herë pas here priten mini-stuhi të forta ere ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten dy ekstremet e Europës gadishulli Skandinav si edhe gadishulli Iberik./kb

Të fundit

Belind Këlliçi kap zyrën e paligjshme të PS: SPAK nuk m’u përgjigj dy herë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dhënë detaje rreth përplasjes që ka ndodhur në një zyrë të PS...

Exit Poll: Rama fiton zgjedhjet, Berisha më dobët se Basha në 2021

Albanian Post ka publikuar rezultatet e fundit të Exit Poll në rang kombëtar dhe në rang qarqesh, ku Partia Socialiste projektohet fituese e vetme...

Berisha befason gazetarët, bën sikur ka fituar: “Gëzim dhe vetëm gëzim!”

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu në orën 19:00, orar i cili shënon dhe mbylljen e procesit të votimit për...

Diaspora, mbërrin ngarkesa e avionit të fundit me votat e emigrantëve

Ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës, pak minuta para orës 19:00 që do të shënojë dhe mbylljen e procesit të votimit. Gazetarja...

Shkodër, nxirret jashtë komisioneri i dehur në qendrën e votimit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një qendër votimi Gur të zi në qarkun e Shkodrës. A2 CNN mëson se komisionerët kanë nxjerrë jashtë...

Lajme të tjera

Web TV