La infermierinë, u bë kasape/ Hallaçi: Nuk jam penduar, doja të kisha punën time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Steriotipet i ka lënë mënjanë dhe prej 5 vitesh ushtron zanatin e kasapit. Kjo është Mirela Hallaçi nga Kukësi.

Ka përfunduar me rezultate mjaft të mira studimet e larta për Infermieri të Përgjithshme, por ka zgjedhur të punojë në biznesin e saj.

“Unë kam mbaruar për Infermieri të Përgjithshme me nota shumë të mira, por për mendimin tim, zanati i infermierisë ka qenë shumë i mirë për mua, por kam pasur qejf që të punoj në punën time më mirë.”

E nisi si ndihmëse në dyqanin e bashkëshorit dhe sot menaxhon gjithë biznesin.

“Çdo gjë e bëj vetë, vetëm me punën e mishit merret bashkëshorti. Çdo gjë që vjen në dyqan, unë e bëj vetë, me prodhim, me qofte, me suxhuk, çdo gjë e bëj vetë. Kam edhe punëtorë, por kam qejf që ta shoh edhe vetë.

Nuk pendohet që e ka braktisur infermierinë, thotë se punën që bën e dashuron.

“Edhe pse nuk e ha fare mishin, është profesion shumë i mirë. E kam trashëgimi nga babai.”

Fillimet nuk kanë qënë të lehta, madje është ndeshur në habinë dhe paragjykimet e banorëve të Kukësit.

“Ka pasur raste shumë, më thonë si e menaxhon këtë punë. E bëj me dëshirë shumë të madhe, kam qejf t’i rri në krahë edhe bashkëshortit.”

Puna është e rëndë, qëndron në këmbë deri në mbrëmje vonë dhe nuk ka asnjë ditë pushim.

“Për pushime, nuk kam asnjë ditë pushim.”

Mirela është nënë e 6 fëmijëve dhe në atë pak kohë që i mbetet mundohet t’ju përkushtohet të vegjëlve.

“Është shumë e vështirë, por arrij ta menaxhoj shumë shpejt. Mundohem me sakrifica, me mund që t’ia arrij”.

Mëgjithatë nuk i mungon ndihma e familjarëve të bashkëshortit. Edhe pse lodhja është e përditshme ndaj klientëve, tregohet e kujdeshme duke u munduar t’ju plotësojë çdo kërkesë.

Lexo edhe :  1 në 7 të rritur që pinë duhan në SHBA kanë një aftësi të kufizuar

“Më kanë respektuar dhe më respektojnë shumë. Klienti sot është si mbret, po e respektove, të vjen nesër.”

Mirela, kasape prej 5 vitesh, u bën thirrje të rinjve që synojnë largimin jashtë kufijve, që të angazhohen me punë në vendin e tyre, të mos druhen nga komplekset dhe steriotipet pasi çdo punë thotë ajo, është nder./e.t

Të fundit

Pse Berisha vijon të tallet me demokratët?

Nga Simon Hadaj Sali Berisha vijon të sillet me cinizëm ndaj demokratëve, duke u fshehur pas retorikës boshe dhe duke...

Stërvitja e fundit në Europë, vendi ku NATO përgatitet për skenarin më të keq

Shtetet e Bashkuara pas verës do të vendosin se sa do ta zvogëlojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë. Kështu shkruajnë mediat gjermane. Pasojat...

A po luan Trump një bllof me luftën në Iran, që në fund të bëjë pazar?

Nga Kreshnik Spahiu Faktikisht SHBA nuk hyri në asnjë luftë të re gjatë mandatit të parë të Donald Trump (2017–2021). Bllofi është një taktikë klasike e...

Tifozët e Realit në ankth/ Sëmuret Mbappe, kalon natën në spital

Këto ditë kanë qenë të vështira për futbollistin e Real Madridit, Kylian Mbappé. Francezi nuk është ndjerë mirë dhe është shtruar menjëherë në spital...

FOTOT/ Si u ndërtuan aerodromet shqiptare pranë kufirit, për të goditur fqinjët me raketa

Nga Ylli Molla Pas prishjes së marrëdhënieve me rusët, Shqipëria nisi zgjerimin e rrjetit të aerodromeve ushtarake, duke kërkuar mundësi të reja mbrojtjeje. Sipas gjeneralit...

Lajme të tjera

Web TV