Sarri flet për formën e dobët të Lazios: “Nesë jam unë shkaktari, jam gati të tërhiqem”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lazio u mposht 2-1 me përmbysje në transfertën ndaj Salernitanës, duke komplikuar totalisht objektivat, ndonëse është luajtur vetëm 1/3-a e sezonit.

Bardhekaltrit pozicionohen përkohësisht në vendin e 10 me 17 pikë dhe larg zonës Champions, teksa trajneri Sarri nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen.

Ai shkoi edhe më tej, duke theksuar se do të analizojë me vëmendje paraqitjet dhe nëse kupton se problemi është vetë trajneri, do të tërhiqet.

“Kemi bërë paraqitje zhgënjyese dhe me këtë mënyrë loje, sigurisht që nuk mund të shkojmë dot përtej mesit të tabelës. Unë vlerësoj paraqitjet dhe mund të them me plot gojë që deri tani na kanë munguar. Nuk e di nëse jam unë fajtori dhe po përpiqem ta analizoj. Nëse shkak i paraqitjeve të dobëta jam unë, jam gati të tërhiqem, por nuk më rezulton kështu. Gjithsesi do të bisedojmë me futbollistët dhe të provojmë të ndryshojmë që nga sfida e radhës”, tha Sarri.

Të fundit

PS e Vlorës i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit deri më 21:00!

Gara e çiklizmit “Giro D’Italia” që po mbahet për herë të parë edhe në Shqipëri, parashikon një plan masash...

Libri “Kur sunduesit grinden”, dëshmi e madhështisë së Ismail Kadaresë

Shpendi Topollaj Pasi e lexova me një kënaqësi të madhe deri në mahnitje librin e Ismail Kadaresë “Kur sunduesit grinden”, e kuptova se sa e...

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e ‘të fortit’ me tre identitete

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar një apartament dhe dy llogari bankare të një shqiptari me tre identitete, i arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje...

Skandal me kreun e Marinën Britanike, jep dorëheqjen pasi iu zbulua lidhja me oficeren

Dorëheqja e kreut të Marinës, Admiral Ben Key, pas një hetimi të nisur kundër tij për një aferë me një oficere, ka shkaktuar trazira...

Video/ Anakonda gjigante filmohet në përruan pranë pyjeve të Amazonës?

Një video mahnitëse është shfaqur online, duke treguar një anakondë gjigante që zvarritet nëpër një përrua në pyjet e Amazonës. Pas përhapjes virale të...

Lajme të tjera

Web TV