Kryetari i PD, Lulzim Basha, pavarësisht se nuk po shkon në seancat parlamentare i ka kushtuar rëndësi takimeve me bazën si dhe takimeve elketorale. Pothuajse i vetëm Basha mundohet të mbajë shënime për keqqeverisjen e Ramës por edhe për marrëdhënien e keqe me Berishën.
Dje ai ishte në Vlorë ku bashkëbisedoi me qytetarë dhe u takua me të rinjtë në qytetin e Vlorës. Të rinjtë diskutuan rreth problemeve të tyre, të cilat po i shtyjnë drejt emigrimit. 60% e të rinjve në Shqipëri dëshironin të largoheshin për shkak të varfërisë, papunësisë, përjashtimit social dhe korrupsionit.
Në mesin e atyre që duan të largohen janë edhe ata që kanë nje profesion dhe shkak për këtë sipas bashkbiseduesve, është mungesa e besimit për të ndërtuar të ardhmen në këtë vend. Për kryetarin e PD, kjo situatë lidhet me faktin se disa politikanë e kanë kthyer pushtetin si pronë të tyre, duke mos u dhënë mundësi të rinjeve të marrin në dore fatet e tyre.
“Në riaorganizimin e PD, të rinjëve do tu besohet nje rol i veçantë, duke u besuar atyre poste drejtuese në çdo nivel drejtimi”, deklaroi Basha. sipas kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Shqipëria i ka të gjitha potencialet që të rinjtë të mos largohen nga vendi.
“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar dhe për tu mundësuar të rinjëve të ndertojnë jetën e tyre këtu. Me energjinë, punën dhe angazhimin e të rinjëve, Shqipëria do të bëhet. Detyra jonë është tua japim besimin, që të rinjtë të vendosin për të ardhmen e tyre.
PD është një parti që lindi nga të rinjtë dhe do të bëhet një parti ku mishërohen ëndrrat dhe shpresat e të rinjëve”, tha kryetari i PD gjatë bisedës me të rinjtë vlonjate. Qytetarët e Vlorës dhe të rinjtë kanë mirpritur edhe propozimet e PD për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe vetingun e politikanëve.
“Një vend nuk mund të ketë një korrupsion kaq të përhapur, pa politikanë të korruptuar. Prandaj është koha që, ashtu siç bëmë me dekriminalizimin, të hedhim një hap tjetër shumë t rëndësishëm për pastrimin e politikës, me vetting-un politik. Me listat e hapura, ne do tu japim mundësinë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe duke rikrijuar lidhjen ndërmjet votuesit dhe deputetit, të cilat u shkëputën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.
Përmes propozimit Shqipëria 1 zonë zgjedhore, krijohet barazia e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme. Kështu vota do të ketë të njëjtën vlerë, si për qytetarin e Kukësit dhe të Fierit, të Tiranës dhe të Vlorës.
Me propozimin për votën e diasporës, u kthejmë, pa asnjë kufizim, shtetasve shqiptarë me qëndrim të përhershëm, apo të përkohëshëm jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend”, theksoi Basha.