Greqi/ 29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në pemë! Dyshohet për vrasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në pemë. I riu Angjelo Avdiu rezultonte i zhdukur që prej 29 tetorit. Policia po heton edhe pistën e vrasjes pasi duart e të riut ishin të lidhura me tel.

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në pemë. I riu Angjelo Avdiu rezultonte i zhdukur që prej 29 tetorit dhe asgjë nuk duhej mbi fatin e tij, derisa ai u gjet i varur në Kyllini

29-vjeçari u gjet i varur në një lartësi prej 4 metrash në një pemë, ndërsa i kishte edhe duart e lidhura me një tel hekuri. Kjo ka bërë që autoritetet greke të hetojnë edhe pistën e vrasjes.

Autoritetet po shqyrtojnë me kujdes të gjitha provat që ekzistojnë deri më tani dhe kanë mbledhur gjurmët e gishtave si nga teli me të cilin ishin lidhur duart e të riut, ashtu edhe nga shkalla që u gjet shumë pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja.

Trupi i Angjelo Avdiut u gjet i varur në një pemë të një banese në Kyllini. Ka qenë pronari i kësaj banese, i cili prej kohësh ishte zhvendosur në një vend tjetër, që ka konstatuar trupin e të riut të shtunën (25 nëntor). Ai ishte kthyer në banesë kur kishte konstatuar erën e rëndë dhe më pas kishte gjetur trupin e varur të shqiptarit.

Trupi i 29-vjeçarit është identifikuar nga nëna e tij, e cila ka njohur rrobat e djalit të saj. Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre. Vëllai i Anxhelos, i dërrmuar ka thënë për mediat greke se brenda ditëve në vijim pritet të merret një kampion biologjik nga nëna e 29-vjeçares për të bërë ADN-në./O.S

Lexo edhe :  U godit nga një masiv gurësh, plagoset minatori në Bulqizë

 

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV