Moti i acartë dhe ngricat në rrugë/ ARRSH del me njoftim të rëndësishëm për shoferët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e vështirë të krijuar në akset rrugore në vend, pas motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës.

ARRSH u shpreh se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta, deri në -7.

Po ashtu qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, ndërsa grupet e mirëmbajtjes kanë punuar për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave.

Sa i përket drejtuesve të automjeteve, ARRSH i këshillon këta të fundit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi i ARRSH:

🚧Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara🌨️ ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës🚜

Temperaturat kanë qenë të ulëta, deri në -7 në zonat malore❄️

🦺Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave🚜

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale🚘

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮

Të fundit

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Lajme të tjera

Web TV