Rama: Situata financiare më e mirë se çdo vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Asambleja e PS në Vlorë kryeministri Edi Rama, foli për një ekonomi më të stabilizuar dhe vitin e kaluar. Nisur nga kjo Rama tha se bonusi për pensionistët ndryshe nga vitet e tjera do të shpërndahet më herët.

“250 milion euro në buxhetin e vitit të ardhshëm për pensionistët. Natyrisht që do donim që kjo shumë të ishte dhe më e madhe por ne ndërkohë kemi më shumë se asnjëherë më parë. Asnjëherë nuk duhet harruar se numri i pensionistëve krahasuar me të gjithë të tjerët është shumë i lartë. E dyta gropa e krijuar nga mospagimi i sigurimeve shoqërore është e vetmja gropë e pambyllur në të gjitha gropat që trashëguam nga qeveria e mëparshme kur morëm detyrën dhe kjo e bën më të vështirë realizimin e ambicies dhe dëshirës tonë për të pasur një rritje më të ndjeshme të pensioneve.

Mbrojtja sociale në të gjithë buxhetin 2024 33% e të gjithës shkon për kujdes social që nga pensionistët për të cilët përveç rritjes së pensioneve përmes riindeksimit të vazhdueshëm të tyre është përcaktuar edhe bonusi i pensionistit, bonus që do ta japim përsëri tani në prag të festave por ndryshe nga vitet e tjera pikërisht për shkak se kemi një situatë financiare më të mirë se çdo vit tjetër do të fillojmë ta japim menjëherë, brenda disa ditësh do fillojë shpërndarja e bonusit të pensionistëve për festat e vitit të ri siç u bë dhe vitin e kaluar e gjatë gjithë viteve, por jo në fund të vitit por më përpara. Për herë të parë në vitin e ardhshëm do kemi 2% të shpenzimeve të buxhetit për mbrojtjen”./kb

Të fundit

Eurovizioni, Luiz Ejlli përkrah Shkodrën Elektronike: Sonte janë zëri ynë, votoni

Në natën e parë të gjysmëfinales së Festivalit të Këngës në Eurovizion 2025, që po mbahet në Bazel të...

Zelensky uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Zelensky...

Balluku ironizon PD: Shokuese të të heqin mandate nga lista e mbyllur

Në qarkun e Fierit ka përfunduar numërimi i votave, me Partinë Socialiste që ia del të marrë 12 mandate, teksa pritet edhe numërimi i...

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që futen në Kuvend

Elbasani ka nisur numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur. Në këtë qark PS fitoi 10 mandate, ndërsa PD vetëm 4. Në listën...

11 maji, paralajmëron Alimehmeti: OSBE ka prova shumë të forta

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti, është shprehur se OSBE ka prova të forta për deformimin e vullnetit...

Lajme të tjera

Web TV