Rusisë nuk i del inati me Finlandën/ Në mes të acarit refugjatët me biçikleta në kufi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e një grupi azilkërkuesish që tentojnë të kalojnë në Finlandë me biçikleta në temperatura -10 gradë, nga pikëkalimi kufitar më verior me Rusinë po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Videoja e postuar në Platformën X tregon një grup refugjatësh në pikën e vetme të hapur kufitare të Rusisë me Finlandën. Finlanda ka akuzuar Moskën për “luftë hibride”, që do të thotë se ajo po i çon qëllimisht emigrantët nga vende si Jemeni dhe Siria në kufijtë e dy vendeve në mënyrë që të hakmerret ndaj Helsinkit për anëtarësimin në NATO në prillin e kaluar dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak me SHBA.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se është e gatshme të punojë me Finlandën për të arritur një marrëveshje për çështjen e kufirit. Por Helsinki mbylli të premten të gjitha pikat kufitare, përveç asaj më veriore, Raja-Jooseppi, duke këmbëngulur se do të respektonte angazhimet e tij për të lejuar hyrjen e azilkërkuesve që kërkojnë mbrojtje sipas traktateve ndërkombëtare dhe ligjit të BE-së.

 

Në video, disa dhjetëra azilkërkues me biçikleta mund të shihen duke pritur në peizazhin me dëborë, me median finlandeze Raja duke theksuar se autoritetet kanë lejuar tre burra nga Siria dhe Afganistani të hyjnë në vend.

Njëri prej tyre, Moyad Salami, tha për median finlandeze Yle se autoritetet ruse i ndihmuan ata të shkonin në kufi.

Sipas Mikko Kinunen nga Ministria e Jashtme e Finlandës, Rusia po i përdor emigrantët si armë me qëllim “të ndajë shoqëritë perëndimore dhe të shkaktojë probleme dhe të na bëjë të rimendojmë mbështetjen tonë për Ukrainën”./O.S

 

Të fundit

Dorëzohet Interi, shet Calhanoglu dhe gjen menjëherë zëvendësuesin në SHBA

Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të...

Alarmi për bombë në Kuvend, Kurti: Kërcënimi erdhi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin me bombë që ndodhi ditën e djeshme para seancës...

Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota

Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave në Portugali. Kapiteni i kombëtares portugeze mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva,...

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit në Evropë pas...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

Lajme të tjera

Web TV