A do të bjerë borë në Tiranë? Çfarë thotë meteorologia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorogia Anira Gjoni ka treguar se sipas parashikimit të kushteve atmosferike, gjatë kësaj jave duke nisur nga e marta e 28 Nëntorit në Shqipëri do të kthehen reshjet intensive, të cilat do të sjellin problematika edhe në vendin tonë, si në rajon.

Sa i takon temperaturave, ajo tregon se do të rriten gradualisht, duke nisur nga dita e nesërme me nisjen e shirave.

E pyetur se nëse reshjet e borës do të mbërrijnë në kryeqytet, Gjoni u shpreh se aktualisht nuk mund të parashikohet diçka e tillë, pasi modelet ndryshojnë.

Megjithatë, gjatë kësaj jave dhe po ashtu javën që vjen nuk presim borë në Tiranë, sipas saj.

“Vjeshta që lamë pas ishte me kushte atmosferike shumë dinamike. Edhe dimri ashtu presim që të jetë ashtu siç filloi direkt me uljen e menjëhershme të temperaturave

Muaji Dhjetor merr më pak sasi reshjesh, se sa marrin Janari dhe Shkurti.

Nuk është një dimër i vonuar.

Edhe muaji nëntor është me monitorimin që kemi kryer deri tani është më i ngrohti, i ngjashëm e tre vitet e kaluara por më i ngrohtë se norma mesatare që duhet të jetë. Është bërë një trend 5 vjeçar që po vazhdojmë me të njëjtat ritme,” u shpreh ajo.

Kur do të bjerë borë në kryeqytet?

– Përgjatë kësaj jave nuk presim që të ketë borë në kryeqytet, as javën që vjen, ndërsa më vonë do duhet të përditësohemi sipas informacioneve, pasi modelet ndryshojnë dhe nuk është diçka ekzakte që e përcaktojmë tani.

Edhe ne do përballemi me problematika, për shkak të reshjeve intensive, të njëjtën do jenë reshjet më të dobët. Të premten nuk presim reshje, ndërsa në fundjavë do të kemi sërish.

Lexo edhe :  Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë...

Sa i takon temperaturave, ato do të jenë në rritje graduale, si ditën e nesërme do vijojnë dhe në vazhdim.  /  S.M

Të fundit

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike,...

Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Tre efektivë policie kanë rënë në pranga në Pejë të Kosovës pasi akuzohen se gjatë arrestimit të një personi, e kanë keqtrajtuar këtë të...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës...

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

OBSH: Vetmia çon në vdekjen e 900,000 njerëzve në vit

Një në gjashtë persona në mbarë botën vuan nga vetmia, e cila lidhet me më shumë se 871,000 vdekje çdo vit, ose 100 vdekje...

Lajme të tjera

Web TV