Aleatët e NATO-s i bëjnë trysni Turqisë ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleatët e NATO-s i kanë bërë trysni Turqisë të martën që ta pranojë anëtarësimin zvarritur të Suedisë në aleancën ushtarake.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha homologut të vet turk, Hakan Fidan, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të aleancës në Bruksel të martën që aplikimi i Suedisë duhet të ratifikohet nga parlamenti turk “sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i tij.

“Forca dhe besueshmëria e aleancës sonë janë në rrezik. Nuk duhet ta humbim asnjë ditë tjetër”, tha ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna.

Turqia dhe Hungaria janë dy anëtaret e vetme të NATO-s që ende nuk e kanë ratifikuar aplikimin e Suedisë, as 18 muaj pasi ajo aplikoi për t’iu bashkuar aleancës.

Parlamenti turk e nisi këtë muaj një debat për aplikimin e Suedisë në NATO.
Të 29 aleatët e tjerë të NATO-s, përjashtuar Turqinë dhe Hungarinë, shpresonin se do ta mirëprisnin Suedinë edhe formalisht në aleancë gjatë takimi të ministrave të Jashtëm në Bruksel këtë javë.

Por, procesi i anëtarësimit të saj ka ngecur në Parlamentin turk.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’iu bashkuar NATO-s, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s në prill.
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, tha se Helsinki ndihet “i zhgënjyer” që Suedia nuk është pranuar ende në aleancë.

Anëtarësimi i Suedisë është tejet jetik për tërë aleancën dhe ne shpresojmë në të ardhmen e afërt do të ndërmerren hapa të tjerë në atë drejtim”, tha ajo./REL

Të fundit

Bardhi reagon pas shtyrjes së seancës: Parlamenti nuk është prona juaj

Nuk do të ketë seance plenare të enjten. A2 CNN mëson se seanca është shtyrë për të hënën më...

Rrugëtimi i valutës europiane, nga froni i lavdisë në hijen e “superlekut”

Nga froni i lavdisë, në hijen e “Superlekut”. Euro, monedha e artë e ëndrrave europiane, vite më parë sundonte me krenari në çdo transaksion,...

Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i luftës në Kosovë pasi u firmos kapitullimi ushtarak serb

8 Qershor 1999 Pas gati 11 javësh bombardimesh ajrore të pandërprera nga forcat e NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe infrastrukturore në Jugosllavi, regjimi i Slobodan...

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Ilir Metën

Prokuroria e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa avokati i tij,  Kujtim Cakrani në një deklaratë...

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj. Trupa gjykuese vendosi të lërë në...

Lajme të tjera

Web TV