Përmbajnë sheqerna natyralë, ja lista e frutave që kanë më shumë kalori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frutat i bëjnë shumë mirë organizmit dhe shëndetit, dhe kjo vështirë të mohohet apo kundërshtohet, pasi ato përmbajnë shumë minerale, vitamina, antioksidantë dhe fibër.

Kjo pasuri vlerash është arsyeja përse shkencëtarët insistojnë se rritja e konsumit të frutave dhe perimeve mund të përgjysmojë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kronike.

Ndaj ju duhet të hani shumë fruta, ama nëse po përpiqeni të humbni në peshë, ngrënia e panumërt e frutave do të ketë një efekt negativ.

E vërteta është se frutat përmbajnë kalori dhe sheqerna natyralë, ndaj nuk duhet të konsumoni më shumë se dy racione në ditë. Frutat mund t’i konsumoni në vend të ëmbëlsirave ose për të shuar nepsin për sheqer, thonë ekspertët.

Sipas tyre, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga frutat, por thjesht të përkujdesen për racionet.

Frutat si avokado, arra e kokosit, frutat e thata dhe lëngjet e frutave kanë kalori. Frutat e pyllit përmbajnë shumë pak kalori dhe fibër duke ju mbajtur të ngopur për shumë kohë.

Më poshtë do të gjeni listën e plotë të frutave që shoqërohen me shumë kalori, pavarësisht vlerave ushqimore.

Një avokado e vetme përmban 322 kalori. Megjithatë ky frut është shumë i mirë për zemrën sepse përmban yndyrna mono-të-pangopura. Një avokado përmban 30 gramë nga këto yndyrna.

Rrjedhimisht ju këshillojmë të hani gjysëm avokadoje në ditë. Përpos yndyrnave, avokado përmban edhe fibër që është shumë e mirë për tretjen.

Pesë fiq të vegjël përmbajnë 150 kalori. Fiqtë janë shumë të ëmbël dhe një kokërr përmban 7 gram sheqer. Megjithatë, bashkë me sheqerin përfitoni vitaminën K dhe manganin.

100 gramë me hurma Arabie përmbajnë 277 kalori. 30 gramë hurma ofrojnë 25 gramë sheqerna natyralë. Megjithatë mos u shqetësoni sepse hurmat e Arabisë janë një burim shumë i mirë fibre.

Lexo edhe :  Ky është fruti më i keq për shëndetin

Një filxhan me grimca të arrës së kokosit përmban 466 kalori. Ky frut tropikal përmban yndyrna të mira që ju ngopin.

Një filxhan me rrush të thatë përmban 429 kalori. Këto fruta janë në vetvete një burim i përqendruar sheqeri. Një filxhan me rrush të freskët përmban 62 kalori, ndaj zgjidhja është e juaja.

Një banane e madhe përmban 121 kalori. Bananet ofrojnë shumë ushqyes të mirë e të dobishëm për zemrën siç është kaliumi dhe vitamina C. Ndaj ju këshillojmë që të konsumoni banane të vogla për më pak kalori.

Një filxhan me kumbulla të thata përmban 418 kalori. Kumbullat e thata ashtu si edhe rrusht e thatë përmbajnë sasi të larta sheqeri dhe kalorish në krahasim me kumbullat dhe rrusht e freskët.

Megjithatë, ato përmbajnë shumë fibër që përmirëson përpjekjet tuaja për të humbur në peshë./AgroWeb.org/   S.M

Të fundit

Horoskopi i ditës së martë, 13 maj 2025

Nga Paolo FOX Dashi Pozicioni i Hënës gjatë orëve të ardhshme do t'ju japë forcë dhe shtysë më të madhe për...

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi më herët gjatë ditës numërimi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Lajme të tjera

Web TV