Si të humbisni peshë deri në 4 kg duke mos ngrënë kripë për 6 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke shtuar në peshë.

Në varësi të kripës së konsumuar, trupi mund të akumulojë nga 3 deri në 5 litra ujë. Nëse dëshironi të humbisni kilogramët e tepërt si pasojë e akumulimit të lëngjeve duhet të mos konsumoni kripë për 6 ditë.

Çdo ushqim që duhet të hani duhet të jetë pa kripë. Gjatë këtyre ditëve nuk duhet të hani ushqime të përpunuara, të shpejta e të paketuara. Hani sa më shumë perime, fruta dhe mish pule të cilin mund ta gatuani me erëza.

Në këtë periudhë duhet të ushqeheni pesë herë në ditë. Ushqimet duhet të jenë të ziera ose të gatuara në avull. Çdo racion nuk duhet të tejkalojë 300 gramë, ndërkohë që vakti i fundit duhet të jetë në orën 19:00.

Për 6 ditë duhet të pini sa më shumë lëngje ose deri në 2.5 litra ujë në ditë, mundësisht të shoqëruar me limon ose mjaltë. Ky regjim nuk duhet ndjekur nga njerëzit që kanë probleme me zemrën, diabetin apo stomakun.

Mënyrat më të thjeshta si të konsumoni më pak kripë

Hani në shtëpi dhe fokusohuni tek perimet dhe frutat. Mos përdorni salca shtesë të cilat janë të mbushura me kripë.

Përpiquni të konsumoni gjithnjë e më pak kripë por këtë bëjeni në mënyrë graduale aq sa të mësohen shqisat e shijes. Përdorni erëza të thata si hudhër, spec djegës e piper të zi, të cilat zbehin nevojën për kriposje. Provojeni ushqimin përpara se të shtoni kripën.

Mos konsumoni ushqime të përpunuara, ushqime të shpejta e të paketuara, këshillon Agroweb. Në studim i publikuar këtë vit arriti në konkluzionin se njerëzit që hanë më shumë ushqime të kripura, çuditërisht pijnë më pak ujë.

Lexo edhe :  Ushqimi që ul rrezikun e sulmit në zemër, sasia që duhet të konsumoni

Konkluzioni u arrit në bazë të analizave të një grupi shumë interesant pjesëmarrësish. Bëhet fjalë për 10 astronautë rusë të cilët ishin në fazë përgatitore për një udhëtim në Mars.

Në fillim të studimit, astronautët konsumuan 12 gramë kripë në ditë. Në vazhdën e ditëve kjo sasi u ul në 9 gramë në ditë. Në fund të studimit, astronautët konsumuan 6 gramë kripë në ditë. Ajo që ndodhi ishte befasuese: Sa më pak kripë të konsumonin austronautët, aq më shumë ujë pinin ata.

Sidomos kur niveli i konsumit kripës ishte më i lartë, astronautët ndiheshin më të uritur. Studime të tjera të tre viteve më parë, kanë konfirmuar se nëse fëmijët konsumojnë një gramë më shumë kripë se rregullorja, ata janë 28 % më të rrezikuar nga mbipesha.

Të rriturit janë 26 % më shumë të rrezikuar nga mbipesha për çdo gramë kripë mbi normën.

Sasitë e rekomanduara të kripës për njeriun

Sasia e shëndetshme e kripës duhet të jetë treçerek luge çaji në ditë, ose maksimumi 1 lugë çaji në ditë. E shprehur në gramë njeriu duhet të konsumojë 3-6 gramë kripë në ditë.

Kësaj sasie njeriu mund t’i përmbahet shumë lehtë nëse nuk do të konsumonte ushqime të përpunuara. Këto të fundit plotësojnë 77% të kripës që njeriu merr në ditë nga ushqimet.

Njeriu i ditëve të sotme konsumon mbi 3-4 lugë çaji me kripë në ditë, një sasi që krijon probleme në organizëm./kb

Të fundit

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim,...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Sipas burimeve paraprake, dy shtetas të...

Lajme të tjera

Web TV