Balla kërkesë Britanisë: Lehtësoni vizat për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë vizitës në Britani të Madhe zhvilloi një takim me sekretarin e Jashtëm James Cleverly.

Balla shprehet se i kërkoi sekretarit britanik lehtësimin e procedurave për dhënien e vizave për shqiptarët si mënyra më e mirë për të adresuar emigracionin e paligjshëm.

“Me Sekretarin e Shtetit James Cleverly diskutuam për fazën tjetër të bashkëpunimit midis vendeve tona në luftën e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm në një qasje rajonale, krimit të organizuar dhe narkotikëve.

Theksova rëndësinë e kontributit të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike dhe lehtësimit të procedurave për dhënien e vizave për shtetasit shqiptarë si mënyra më e mirë për të adresuar emigracionin e paligjshëm.

Nënshkruam dy dokumente të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit: Qëndrimin e Përbashkët në Çështjet e Brendshme si dhe Memorandumin mbi asistencën e Britanisë së Madhe në fushën e shkencës ligjore” deklaroi Balla./   S.M

Të fundit

GJKKO heton për shitblerje votash nga PSD në Korçë, kontrolle në banesae

Policia e Korçës po zbaton një vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në...

Dashnor Sula zbulon ‘korombolin’ e PD: Donin 3 veta për një tokë, absurde!

“PD duhet të kuptojë që të ndërrojë popullin, sepse e ka fajin populli, jo drejtuesit e PD-së. Kriteri i vetëm është që të jesh...

Shqiptarët mendjen te zgjedhjet, Ambasada Amerikane bën njoftim për atë që s’e prisnim

Teksa e gjithë vëmendja është tek procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një...

Tendencat kryesore të mirëqenies për vitin 2025

Në vitin 2025, mirëqenia nuk ka të bëjë më vetëm me meditimin dhe smoothie-t jeshilë. Ajo është bërë shkencore, holistike dhe hiperpersonalizuese. Nga stimulimi...

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR: Ky vend nuk shkon në BE me këto zgjedhje

Vëzhguesi i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Michael Gahler, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në Bashkimin Europian kështu siç...

Lajme të tjera

Web TV