Balla në Londer takim me Cleverly: Nuk tolerojmë deklaratë denigruese ndaj shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Britania e Madhe zotohen të forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj tjetër kriminaliteti në një fushë të re.

Shqipëria dhe Britania e Madhe zotohen të forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj tjetër kriminaliteti në një fushë të re.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla me homologun britanik James Cleverly firmosën në Londër dy dukemente të rëndësishme që kanë të bëjnë me qëndrimin e Përbashkët në Çështjet e Brendshme si dhe Memorandumin mbi asistencën e Britanisë së Madhe në fushën e shkencës ligjore .

“Do ta ngremë në një nivel tjetër bashkëpunimin në fushën e punëve të brendshme me Britaninë e Madhe, të luftës kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj tjetër kriminaliteti, ky është qëlimi që do të vijojmë të ndajmë mes dy policive tona, informacione për luftën kundër krimit. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të konsiderohet si një vend i rëndësishëm partner. Puna e bërë nga pala shqiptare ka dhënë rezultate konkrete e të gjithëpranuara nga gjithë autoritetet britanike, nënvizoi ministri i Brendshëm Balla në një prononcim për median në Londër ku ndodhet në kuadër të takimeve zyrtare.

Ministri Balla shtoi se palët kanë njohur dhe vlerësuar punën dhe rezultatet e Policisë Shqiptare, kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, duke ulur deri në 90% atë drejt Britanisë.

Gjithashtu ka bërë të qartë se nuk tolerojmë asnjë deklaratë denigruese për komunitetin shqiptar

“Kam qenë shumë i qartë në bisedën që pata me Sekretarin e Shtetit për Punët e Brendshme, z. Cleverly dhe me Ministrin për Migracionin z. Jenerick se komuniteti shqiptar këtu në Britaninë e Madhe është një urë lidhëse e marrëdhënieve të mira e strategjike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Ne jemi shumë të qartë dhe nuk tolerojmë asnjë deklaratë denigruese ndaj komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, ndërkohë që do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër përfshirjes së qytetarëve shqiptarë në aktivitete kriminale”

Lexo edhe :  Dubai do sjellë sot në pranga Denis Bajrin e ‘Metamorfozës’, i

Ai foli edhe për një propozim dhe gatishmërinë e palës sonë, që jua shprehu homologëve britanikë.

Ne do të vijojmë ta zgjerojmë këtë bashkëpunim në funksion të një fokusi dhe qasjeje rajonale tashmë. Eksperienca e fituar me Shqipërinë duhet ndarë dhe me vendet e tjera, ku Shqipëria është e gatshme të marrë një rol udhëheqës në këtë qasje rajonale”, theksoi Balla.

Takimi me homologun britanik James Cleverly u bë në mbyllje të takimeve zyrtare në Britaninë e Madhe./O.S

Të fundit

Zjarret në vend, dy avionë nga Kroacia dhe Italia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës...

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në jetën publike, duke dhënë një...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Muçaj takohet me Presidentin e CAA/ Shqipëri–SHBA, vizion i përbashkët për rajonin

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip Hughes, Presidentin e sapozgjedhur të...

Lajme të tjera

Web TV