Balla: Shqipëria krenare për miqësinë dhe aleancën strategjike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër ku po zhvillon një vizitë zyrtare, festoi së bashku me një komunitet shqiptarësh, përfaqësues të spikatur në fusha të ndryshme, si dhe miq britanikë, festat kombëtare të Nëntorit, atë të Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit. “Historia jonë na bën krenarë. Ajo është historia e një kombi të cilit i është dashur të luftojë gjithmonë për lirinë, pavarësinë integritetin dhe dinjitetin tonë kombëtar”, iu drejtua Balla të pranishmëve.

Ai veçoi virtytin e mikpritjes së popullit shqiptar, si pjesë të ADN-së së tij. “Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Pyesni hebrenjtë si i pritën e si i mbrojtën shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke rrezikuar edhe jetën e tyre përballë pushtuesve nazi-fashistë”, tha Balla. Ministri pohoi se Shqipëria sot është krenare për miqësinë dhe aleancën strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, vendet e Bashkimit Europian dhe të gjitha vendet mike.

“Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian janë një arritje historike, falë përkushtimit ndër vite të të gjitha qeverive shqiptare në këto tre dekada”, nënvizoi ministri. Më tej ai shtoi se diaspora duhet të gëzojë të drejtën e votës dhe të mbështetet me programe që nxisin kontributin, ekspertizën dhe investimet e tyre. “Dua t’ju kujtoj regjistrimin e adresës suaj, në mënyrë që ne t’ju ofrojmë më shumë shërbime online nga Shqipëria këtu”, apeloi Balla.

Shqipëria e Britania e Madhe kanë një histori që këtë vit shënoi 101 vite miqësie, tha Balla, duke theksuar kontributin e palës britanike gjatë luftës. “Oficerët britanikë të ndërlidhjes janë pranë këtyre partizanëve dhe i kanë çmuar lart cilësitë e tyre luftarake në zhvillimin e ardhshëm në teatrin e luftës për Mesdheun”, do të shprehej Kryeministri britanik Winston Churchill në vitin 1943″, u shpreh ai. Të ngrira në periudhën e komunizmit, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar janë sot në një nivel të shkëlqyer, me kontributin e paçmuar që jep komuniteti shqiptar që jeton në Ishull. “Deklarata diskriminuese me natyrë ksenofobe apo lajme tendencioze nga media të caktuara, janë të papranueshme. E sigurtë është se asgjë nuk mund ta zbehë faktin se miqësia mes dy popujve shqiptar e britanik mbart gjithmonë vlera të jashtëzakonshme”, deklaroi ministri Balla nga Londra./e.t

Të fundit

GJKKO dënon me 3 vite burg ish zyrtaren Miranda Idrizin akuzohet për korrupsion

GJKKO ka dënuar me 3 vite burg Miranda Idrizi, ish punonjëse e IEVP Lushnje e akuzuar për veprën penale Korrupsioni pasiv i...

PS nuk pranon kushtin e PD/ Gjiknuri: Jo votim i emigrantëve pa ID, alibi për humbjen

PS nuk e pranon kushtin e PD që më 11 maj të votojnë edhe emigrantët që nuk kanë asnjë dokument identifikimi të shtetit shqiptar. Deputeti...

Propozimi i Dash Shehit: Përllogaritja e viteve të punës të fillojë nga mosha 16-vjeç

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se vitet e punës për çdo person, duhet të llogariten mbi moshën 16-vjeç, moshë...

Gara për drejtues të RTSH-së, “Safe Journalists” thirrje Kuvendit: Kërkoni llogari

Rrjeti “Safe Journalists” ka ngritur shqetësimin lidhur me garën dhe procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të Radio Televizionit Shqiptar. Përmes një reagimi ku...

“Joe Biden u përpoq të vriste Putinin”/ Deputeti i Dumës ruse:Nga ai çfarë s’pret

Deputeti i Dumës së Shtetit të Rusisë i është përgjigjur pretendimeve të gazetarit amerikan Tucker Carlson se administrata Joe Biden tentoi të vriste Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV